Edhe kur nuk shënon, Xhevahir Sukaj është një nga lojtarët më të rëndësishëm në fushë për Partizanin, pasi arrin të marrë pas vetes të paktën dy mbrojtës kundërshtarë. Në një prononcim për "Panorama Sport", pas takimit, ai u shpreh: "Ishte një fitore që tregoi forcën e ekipit tonë.
E kam thënë që para shumë javësh se shpresoja që javën e fundit të luanim titullin dhe kjo ditë ka ardhur, edhe pse bëmë një hap fals ndaj Bylisit që na e vështirësoi më shumë objektivin final.
Unë mendoj se u kemi treguar të gjithë sportdashësve se Partizani është i denjë për titullin kampion pavarësisht se një medalje do të shkojë ose andej ose këtej ne nuk na intereson shumë, e rëndësishme është të fitonim ndaj Skënderbeut në Korçë. Unë personalisht kam dëshirë të shoh ndeshjen Bylis-Flamurtari.
Por, pavarësisht rezultatit të këtij takimi, nuk ma merr mendja se Flamurtari do të tolerojë në fund. E rëndësishme është që kampionati do të vendoset në fund, pasi kishte vite që një gjë e tillë nuk ndodhte. Mendoj se është e mirë për kampionatin shqiptar", ka mbyllur Sukaj.