E-mail skandaloz i Armand Dukes i quan legena tifozet e Kombetares

E-mail skandaloz i Armand Dukës, i quan legena tifozët e Kombëtares

Një ish-anëtar i grupimit "Tifozat Kuq e Zi" ka publikuar sot një këmbim e-mailesh me presidentin e FSHF-së, Armand Duka, në të cilin ky i fundit fyen tifozët më të zjarrtë të kombëtares shqiptare të futbollit.

tifozat

Tifozi Gentian Kelmendi ka publikuar në faqen e tij në Facebook një e-mail të cilën Duka ia kishte adresuar Shefes së Protokollit në FSHF, Elira Kajtazit, por që gabimisht ua ka dërguar edhe tifozëve në fjalë.

13615495_10155023072764167_2002137314664312121_n

Faksimile e e-mailit te Dukes

"Lira. Me kta mbaj qëndrim korrekt. Po i tolerove kta ta marrin per dobesi. Jo te gjithe po nja 3-4 legena. Nuk mund te imponojne daten e takimit kta", shkruhej ne këtë e-mail komunikimi brenda institucionit i cili ka përfunduar gabimisht edhe te tifozët e kombëtares.

13697206_10155023072854167_2815731036828447414_n

Faksimile e e-mailit te Dukes

Kelmendi, i inatosur nga ky etiketim, ka vendosur të largohet nga "TKZ" ku po diskutohej se si të veprohej, ndërsa ka bërë publik "vlerësimin" e kreut të FSHF-së.

Faksimile e postimit te tifozit

Faksimile e postimit te tifozit

Ja mesazhi i tij në Facebook

Cc-ja e privatizuesit numer nje te FSHF nuk eshte dicka e panjohur per sportedashesit e Kombetares .

Mendesia se si udhehiqen institucionet tona me ide komuniste te fasaduara tregon edhe ky shkrim drejtuar punetores Edlira Kajtazit nga ana e Dukes .

E vertete Z.Duka qe jemi legenat me te papame qe te leme ty aty me vite sa turrshi ke hy .

E vertete z.Duka qe legenat jane ata qe ti i le jashte dhe pa bileta per ne France dhe nuk reaguan per hir te interesave ma te gjana ndersa ti shperndaje bileta per miqte , politikanet dhe agjensionet turistike .

Jane legena sepse nuk reaguan edhe kur i burgose , i rrahe pas ndeshjes me Gjerogjine po me urdherin tend .

Nuk harrohen as gjithe ato vite qe legenat kane dhene nga vetja perkunder bizneseve tua ne kurriz te institucionit tone -FSHF-se .

Por keto nuk do harrohen dhe nuk do anashkalohen dhe ta them me bindje qe FSHF -ne do e kthejme te qytetari perkunder larove mediatike dhe gazetareve qe zevendesojne papagallet .

Nuk e dua kombetaren per nje bilete o legen e as per ty .

E dua se me perfaqeson mua dhe kombin tim .



Artikujt e fundit


Reklama

Reklama