Sot mediokriteti shpallet modeli i progresit. Diplomat boshe si letra me vlerë zënë ligjërisht fronin e dijes. Kurora e dritës i vihet ne koke injorancës. E keqja behet pjese e se drejtës. Paret e thithura nga xhepat e familjeve qytetare e fshatare nuk do te quhen me korrupsion. Mësimi do behet nen thundrën e komisareve dhe pronareve kurse profesorët nuk do te kenë me asnjë te drejte. Profesorët do jetojnë duke rrjepur studentet për te nxjerre rrogat e tyre.
Bijtë e te pasurve do te kenë te drejte te shkollohen kurse masa e te rinjve do te na hedhi lotin çurk me keq se tani ne korridore se nuk ka si te paguaje studimet. Komisari do i thotë studentit ik merr kredi ne banke e m’i jep leket mua te mbush xhepat. Duhet te kalosh nga dera e bankes per te shkuar ne derën e shkollës.
Myteberi i burokracisë, militanti i korruptuar qe ka tmerruar Amerikën dhe Europen bashke do te thotë se cila dije bën e kush nuk bën. Me leket e buxhetit publik marre pensionisteve do ushqehen xhepa pasanikesh qe financojnë fushata elektorale dhe media altoparlantë te pushtetit. Servilet do te quhen shkencëtare. Gradat dhe titujt do te shiten me keq si kulaçe fshati pa maja.
Kjo e marte e zeze do te mbahet mend shume gjate si dite apokaliptike.
Disfate e rende. Politika vendosi qe universitetet te vendosen nen thundrren e politikes dhe te parasë.
Trishtim, por te qete.
Kërcënimet dhe shantazhi nga foltorja e Kuvendit ku u sulmua personalisht dhe kolektivisht mendimi ndryshe është një turp qe ndodh për here te pare ne këto 25 vite ne Shqipëri.
Asgjë nuk lëkund idealet e dijes dhe përparimit, nuk shiten e blihen me leke sikur kane tentuar. As me dhune dhe presione sikurse ka muaj qe bien rrebesh.