E pabesueshme! Ish i dashuri jetonte ne catine e shtepise...

E pabesueshme! Ish i dashuri jetonte ne çatine e shtepise...
Një nënë e pa martuar me pesë fëmijë, dëgjoi një zhurmë shqetësuese që vinte nga çatia e shtëpisë. Menjëherë dërgoi për të vëzhguar vendin, dy djemtë e saj të mëdhenj, për të parë se ç’po ndodhte! Por, u befasuan kur ndeshën të vetmen gjë që nuk mund ta imagjinonin. Ish i dashuri i nënën së djemve, me të cilin ajo ishte ndarë 12-vjet më parë, kishte gjetur strehë dhe flinte në çatinë e shtëpisë së saj, në njësinë e ngrohjes.

Ish i dashur i saj, që tashmë ishte 44-vjeç, ishte liruar nga burgu para dy javëve dhe ngaqë nuk kishte se ku të shkonte të strehohej, zgjodhi shtëpinë e saj dhe u strehuan aty pa lejen e ish të dashurës. Por, tashmë ish e dashura e tij, Tracy, as që do t’ia dijë për të, por ajo që i intereson më shumë është siguria e fëmijëve dhe e saj, pasi me të ajo ndjehet në rrezik, madje fëmijët e saj kërkuan arrestimin e 44-vjeçarit.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama