Pamjet e marra nga teleskopi i fuqishëm “Heliospheric Imager-1” po bëjnë xhiron e botës. Një prej studiuesve thotë se ajo që i bënë të mendojë se është një anije kozmike lidhet me faktin se objekti është cilindrik.
Për studiuesit e UFO-ve kjo quhet edhe një “Anije Mëmë” e cila mund të mbajë në brendësi të saj mjaft prej objekteve me formë disku, për praninë e të cilëve ka mijëra dëshmi në Tokë. Por inxhinieri i laboratorit të fotove në SHBA, Nathan Rich ka një version tjetër. Ai mendon se pamja është marrë gjatë një shpërthimi diellor dhe mund të bëhet fjalë për një reflektim që rrezeve të diellit. Sipas, tij efekti mund të ketë ardhur në kamerën e aparatit edhe për shkak të distancës së largët në të cilin ndodhen planeti. Gjithsesi, dyshimet janë të forta.