Mund të duken si fotografi, por jo gjithçka është bardh e zi kur bëhet fjalë për punën e një artisti. Pavarësisht se duket sikur janë kapur me kamera, këto janë imazhe të vizatuara me dorë nga artisti skocez, 47 vjeçari Paul Cadden. Ai është i aftë që të rikrijojë foto me detaje fantastike duke përdorur vetëm lapsin. Kjo rrymë quhet hiperrealizëm.