32-vjeçarja u paralizua në të dyja këmbët pasi theu shtyllën kurrizore kur ra nga gali gjatë një gare hipizmi 5 vjet më parë. Që nga ajo kohë ajo ka përdorur një kostum bionik që i lejon lëvizjen e gjymtyrëve nëpërmjet disa sensorëve dhe një sistemi kompjuterik.
Lomas u shpreh për ‘Daily Mail’: “Ishte e vështirë, por kur e nisa isha e vendosur ta çoja deri në fund maratonën, ditë pas dite.” Claire Lomas qëndronte në hotel netëve e më pas dërgohej sërish me makinë aty ku kishte lënë garën e saj. Koha e britanikes nuk është matur nga zyrtarët. Ata deklaruan se konkurrentët duhet ta mbyllnin garën po atë ditë kur ajo filloi në mënyrë që t’i jepej një medalje.