E pranon edhe Bushi Tani po korrigjojme gabimet

E pranon edhe Bushi: Tani po korrigjojmë gabimet

Menaxheri i Kombëtares shqiptare, Alban Bushi, në një intervistë për "Top Channel", tregoi se fokusi i trajnerit De Biazi është të korrigjojë gabimet e mbrojtjes para nisjes së "Euro 2016".

13400910_1192737110745620_428115372_n

"Kemi punuar shumë për të shmangur gola të ngjashëm me ato që kemi pësuar në dy ndeshjet e fundit miqësore, të cilat nuk pësohen nga ekipe të niveleve të Europianit", tha Bushi.

Gjatë intervistës, ai pohoi se kuqezinjtë ishin të qetë dhe nuk ndiheshin në presion duke shtuar se kemi qenë një ekip i vogël i cili është rritur shumë gjatë viteve të fundit.

"Nuk na kërkon njeri vendin e parë, të dytë ose të tretë. Ne do të japim maksimumin siç kemi bërë edhe në ndeshjet kualifikuese", u shpreh menaxheri 42-vjeçar i kombëtares.



Artikujt e fundit


Reklama

Reklama