Ish-mbrojtësi i Liverpulit, Daniel Aner ka lajmëruar sot në mënyrë të papritur largimin e tij nga futbollit. 31-vjeçari ka qenë një pjesë e rëndësishme për skuadrën e Liverpulit që në vitin 2006-të, kur edhe iu bashkua këtij klubi.
Gjatë karrierës së tij, Ager ka luajtur 232 ndeshje për "të kuqtë", ndërsa ka qenë edhe kapiten i përfaqësueses daneze të futbollit. Ai u largua nga "Anfilld" para fillimit të sezonit 2014-2015, kohë kur deklaroi se ndiente që nuk ishte në gjendje për të zbritur më në fushë.
Kohët e fundit ai nënshkroi për Brondbin, ndërsa në Itali përflitej se ishte në bisedime për t'iu bashkuar Milanit në sezonin e ardhshëm. Por vendimi i djeshëm ka mbyllur gjithçka për lojtarin.