E pushojne nga puna per fotot ‘pa shije’ ne Facebook

E pushojne nga puna per fotot ‘pa shije’ ne Facebook
Kur postoni fotot në Facebook apo Twitter, tashmë duhet të kini gjithmonë kujdes, pasi ato kontrollohen edhe nga punëdhënësit tuaj. Kjo gjë i ka ndodhur një mësueseje britanike, e cila është pushuar nga puna, pasi drejtori i shkollës e ka paralajmëruar se fotografitë në profilin e saj në Facebook janë pa shije. Në njërën prej tyre, Payne mban në duar një gotë verë dhe një gotë birrë, të cilën drejtori e ka karakterizuar si “promovim të konsumimit të alkoolit”. Një studim britanik ka treguar se një në pesë shefa kontrollon fotot e profilit të punonjësve të tij apo atyre që duan të punësohen, dhe nëse nuk u pëlqejnë i pushojnë ose nuk i marrin në punë.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama