Mbarë bota është shokuar nga fotoja e Ajlanit të vogël, sirianit të mbytur në det në kërkim të një jete më të mirë.
Këto ditë shumë media kanë publikuar artikuj për fuqinë e fotografisë.
Gazeta më e madhe në Gjermani dhe në Europë, Bild, ka ndërmarrë një hap edhe më interesant.
Ditën e sotme ata kanë vendosur që në shkrimet e tyre të mos ketë asnjë fotografi.
“Ne duam të tregojmë se sa të rëndësishme janë fotot për gazetarinë”, thuhet në një shkrim editorial.
“Për këtë arsye, ne kemi publikuar gjithmonë foto të shumëdebatueshme. Bota duhet të shohë të vërtetën, për të ndryshuar”.