Nje rast interesant u shenua nga Policia e Elbasanit, e cila arrestoi nje 38-vjeçar, pasi i kishte vendosur fshehurazi nje kamera ne makine ish- te dashures. Prej dy javesh, ai kontrollonte çdo levizje qe bente e dashura ne makine.
Qëllimi i Gentian Minos ishte që të provonte se ish- e dashura e tij, E.B, 27 vjeç, kishte një të dashur. Në prangat e policisë ka rënë edhe Adrian Hysi, pasi ishte personi që vendosi kameran në makinë. Të dy akuzohen për përndjekje të kryer në bashkëpunim. Vajza nisi të kishte dyshime se në makinën e saj tip Fiat ishte vendosur një kamera.
Pas arrestimit, të dyshuarit thanë se e vendosën kameran pasi kishin frikë se mos e vidhte kush makinën. Instalimi i kameras u bë kur Mino ia mori makinën ish- të dashurës me motivin se i duhej për një punë.