Një histori sa tronditëse, aq dhe e jashtëzakonshme vjen kësaj here nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Protagonist është Thomas Beatie nga Oregon, një transeksual, tashmë në muajin e pestë të shtatzënisë. Ai do të jetë burri i parë në historinë e njerëzimit që do të lindë një bebe. Thomas, i cili njëherë e një kohë ka qenë grua, është shfaqur në numrin e fundit të revistës “The Advocate”, e cila i drejtohet mbi të gjitha biseksualëve, gay-ve, lesbikeve dhe traseksualëve. Në artikull përshkruhet situata e tij e veçantë dhe në foto është shfaqur me barkun e rrumbullakët në javën e 22-të të shtatzënisë.
Nga Gazeta Albania