E rralle portieri Berisha do te gdhendet ne gur (FOTO)

E rrallë, portieri Berisha do të gdhendet në gur (FOTO)

E rrallë, një gurgd hendës 78-vjeçar nga Gjirokastra do të punojë në gur portretin e portierit të Kombëtares shqiptare, Etrit Berisha.

13321176_10208554175028439_874975154_oNë një rrëfim ekskluziv për "Panorama Sport", i mirënjohuri për punimet në gur, Muhedin Makri, tregon për pasionin e tij rreth Kombëtares, që lindi pas ndeshjes në Serbi.

"Shqiponjat Kuq e Zi, Francë 2016", është punimi i parë i gurgdhendësit gjirokastrit, i cili ka bërë për vete mijëra njerëz që e kanë blerë.

Edhe pse gjithë jetën ia ka kushtuar profesionit të axhustatorit për 35 vjet dhe 25 vjet të tjerë si gurgdhendës, Makri kurrsesi nuk mund të mos t'i përjetësonte të gjithë ata që bënë krenar një popull të tërë, pikërisht Kombëtaren e drejtuar nga Xhani De Biazi.

"Si gjithë shqiptarët e tjerë, patriotët e vërtetë, edhe unë përjetova dramacitetin e dhunës së serbëve ndaj djemve të Kombëtares.

13342058_10208554174188418_1856374312_nDuke marrë shkas nga momentet kur luhej me jetën, më lindi dëshira që të gdhend në gur këtë simbol të popullit shqiptar me logon 'Shqiponjat Kuq e Zi', Francë 2016´.

Tani që Kombëtarja shqiptare e ka ngritur emrin e saj në piedestal me përfaqësimin e saj në Francë, 10 ditë përpara këtij evenimenti nuk më ngelet gjë tjetër veçse të skalit në portret njërin prej futbollistëve të Kombëtares, pikërisht atë të Etrit Berishës.

Etrit-BerishaËshtë idhulli im dhe do ta gdhend në gur", u shpreh përmes emocioneve 78- vjeçari Muhedin Makri. Gjirokastra, djepi i artit dhe kulturës, prej shekujsh ka trashëguar profesione nga më të ndryshmet, ku ai i gurgdhendësit vijon të trashëgohet brez pas brezi.

"E kam trashëguar këtë profesion nga babai, pasi ky zanat do shpirt, vullnet dhe durim. Guri është jeta ime, profesion të cilin e vijojnë tre djemtë e mi dhe nipi 9 vjeç.

Vitet do të rrjedhin, por Gjirokastra do të skalitet në gur, ndërsa Kombëtarja shqiptare do të mbajë gjallë një popull të tërë, ashtu si guri që nuk tretet kurrë", përfundoi mjeshtri i gurit.

Gjatë ditëve të fundit në Gjirokastër, turistë të shumtë nga Europa kanë blerë punimin e parë të 78-vjeçarit për Kombëtaren, ndërsa tashmë pritet ai për portierin Berisha, teksa interesimi natyrshëm do të jetë i madh.

TOMOR SHEHU


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama