E thone psikologet Penalltite para tifozeve disfavor

E thonë psikologët: Penalltitë para tifozëve, disfavor

Favor apo disfavor të gjuash penalltitë përpara tifozëve tënd? Përgjigjen më të arsyeshme e japin psikologët.

Nojer dhe Bufon ne ndeshjen Gjermani-Itali

Nojer dhe Bufon ne ndeshjen Gjermani-Itali

Gazeta "Bild" ka pyetur trajnerin psikolog Matias Herzog nëse Shvajnshtaiger e uli apo e ngriti tensionin për të gjuajtur para tifozëve italianë.

"Vendimi i Shvajnshtaigerit e zvogëloi presionin. Të gjuash para tifozëve tënd, presioni është më i lartë. Dhe ajo iu faturua italianëve.

Një mur blu i palëvizshëm dhe që bërtet fort u ngre adrenalinën lojtarëve kundërshtarë, si dhe rrit presionin te skuadra që mbështet", sqaron psikologu në fushën e sportit, Matias Herzog, i cili nënvizon:

"Humbja e penalltisë së parë çorienton komplet gjendjen emocionale si të lojtarëve të tjerë, por ashtu edhe të tifozëve.

Asnjë prej lojtarëve nuk mori guximin t'i qetësonte dhe t'u jepte kurajë italianëve përballë Nojerit". Për këtë temë ka marrë informacion edhe gazeta zvicerane "Blick", e cila pyet psikologun Jan Rauh.

"E shoh si disfavor nëse gjuan para tifozëve tënd, sepse gjuajtësi sheh direkt qëndrimin apo instinktet e tifozëve, pritshmëritë dhe shpresat e tyre. Ekziston frika e dështimit dhe presion rritet", nënvizoi psikologu Rauh për 'Blick'.



Artikujt e fundit


Reklama

Reklama