E uron dhe Obama Rekordi i gjyshes noton pa mbrojtes nga Kuba ne Florida

E uron dhe Obama: Rekordi i gjyshes, noton pa mbrojtes nga Kuba ne Florida

Një gjyshe, Diana Nyad, ka thyer një rekord duke notuar 103 milje nga Kuba në Florida. 64-vjeçarja ka realizuar ëndrrën e jetës së saj pas dështimit të disa përpjekjeve, duke e përfunduar notimin në distancën e gjatë për 52 orë, 54 minuta dhe 18.6 sekonda. Nyad u bë personi i parë që notoi nga Kuba në Florida pa ndihmën e një kafazi kundër peshkaqenëve. Në breg e prisnin shumë spektatorë që e kanë fotografuar dhe duartrokitur kur ajo u shfaq në plazhin “Smathers”. Sapo mbërriti në plazh, asaj iu vendos një maskë oksigjeni dhe mori trajtim mjekësor. Kjo ishte përpjekja e pestë e saj për të përfunduar distancën mes dy vendeve me not. Ajo ishte përpjekur një herë në vitin 1978 dhe dy herë në vitin 2011 dhe 2012. Urimet për gjyshen rekordmene erdhën edhe nga Presidenti Obama. Ai kishte shkruar në “Twitter”: “Urime për Diana Nyad! Mos hiqni dorë kurrë nga ëndrrat tuaja!”.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama