Tre nga futbollistët më të rëndësishëm të kombëtares së Portugalisë, duke qenë titullar në ndeshje te këtij europiani, janë shumë të lidhur me kundërshtarin e finales.
Ata kanë lindur pikërisht në Francë, por më pas zgjodhën të përfaqësojnë origjinën e prindërve të tyre. Saktësisht Lopes ka lindur në Guivo, Adrien Silva në Angulem dhe Guerreiro në Lë Blonk-Mesno.
Silva dhe Guerreiro e kanë nënën franceze dhe babain portugez, ndërsa Lopes i ka të dy prindërit nga vendi që përfaqëson në Euro 2016.
Një tjetër detaj që mund t'i motivojë më tepër për të treguar se sa vlejnë, është fakti që nuk janë marrë në konsideratë nga kombëtaret e Francës.