Gjatë ditëve të fundit brenda shtëpisë së Grande Fratello-s ka pasur zhvillime të reja dhe për publikun që e ndjek nga shtëpia edhe shokues. E shara e Massimos dhe puthja lesbike midis dy konkurrenteve Veronika dhe Sarah. Kam takuar Sarah Nile, në ditën tjetër të daljes nga shtëpia e Grade Fratello-s. Tentonte të shfaqej e kënaqur nga performanca e saj me Veronikën, duke ulur impaktin që kanë pasur në publik. Dhe nuk i ka rezistuar tentimit për të treguar ëndrrën e saj sekrete: të bëhet një aktore kinematografije, objektivi i përbashkët i të gjitha vajzave të edicionit të Grande Fratello 10. Ja intervista.
Më në fund na shpjego çfarë ka midis teje dhe Veronikës”
Jemi dy persona që merren vesh dhe që duhen nga një ndjenjë e sinqertë dhe e vërtetë, pavarësisht nga seksi. Midis nesh ka dashuri, miqësi dhe bashkëautorësi.
E dini që ato puthje të nxjerra në plan të parë mund të kenë shqetësuar brishtësinë e fëmijëve adoloshentë?
I duhet thënë fëmijëve me takt dhe sinqeritet, se jeta është edhe kjo. Nuk mund të anashkalosh apo të fshihesh nga çdo lloj realiteti, qoftë edhe skomod.
Përse jeni larguar nga Veronika në këto shtatë ditët e fundit?
Duke parë daljen time, për të cilën isha e sigurtë, kam dashur ti afrohem edhe të tjerëve për të mos u ndjerë në faj se i kam lënë pas dore. Kam thënë çdo gjë që kam besuar të drejtë për të lënë një kujtim të mirë për mua.
Por Veronika ndërkohë u afrua me Massimon. E zhgënjyer?
Veronika është shumë e brishtë, dhe influencohet lehtësisht. Massimo e ka marrë me vete gjatë javës së fundit dhe ka kërkuar ta largojë nga mua. E ka bërë për xhelozi, për krenari, për hakmarrje drejt meje. Kam mbetur e zhgënjyer por jam e sigurtë për ndjenjat e Veronikës.
Me cilën palë është Veronika?
Me mua dhe Massimon, edhe pse në mënyrë të ndryshme.
Shpjegohu më mirë…
Nuk e di se çfarë do të ndodhë jashtë shtëpisë. Kam vetëm një qartësi: unë dhe Veronika dëshirojmë të formojmë një famije me një burrë. Unë e di se çfarë dua. Miqësia me Veronikën do të vazhdojë: dashuria për një grua nuk do të thotë që nuk do të qëndrojë me një burrë.
Po morali juaj?
Jo: është rezultati i shtegtimit tim personal në brendësi të shtëpisë. Kam pasur mundësi të reflektojë mbi vetveten, të përballoj frikën time dhe dyshimet e mia. Jam përmirësuar. Mbi të gjitha kam qënë gjithmonë vetvetja, dhe njerëzit nga shtëpia e kanë kuptuar.
Kur do të bësh një kalendar?
Të shohim kur do të ma propozojnë: tani është akoma shpejt për gjithshka.
Je e bindur se do të bëhesh një aktore?
Kam disa eksperienca në Spanjë, ku kam jetuar për pesë vjet.
Personi i parë që keni parë pas daljes nga shtëpia?
Mamanë time. Kemi folur pak, më tha se ishte e kënaqur për mua.
E kënaqur edhe me puthjet safike?
Po puthjet janë vetëm demonstrim dashurie.....
Pornostari: "Kam bërë seks me Veronikën e Gf"
Në edicionin e dhjetë të Grande Fratello-s, ajo për të cilën flitet shumë ka qënë edhe raporti intim midis dy vajzave, Veronika dhe Sarah. Por të paktën për njërën nga konkurrentet e reality-s, pasioni lesbik duket se nuk është ndonjë gjë e re. Të paktën kështu siguron një pornostar i njohur Laura Perego, ndaj vajzës nga Roma.
E shara që i kushtoi skualifikimin Massimos
Mungonte vetëm një notë nga vulgariteti provokues i Granda Fratello-s 10. E shara. Dhe ajo arriti, fiks fare në një sintoni perfekte me kohët e realiti: protagonist i kësaj grindjeje këtë vit ka qënë Massimo Massimo Scattarella (gjatë një diskutimi me Veronikën). Ai e kuptoi se e kishte ekzagjeruar dhe shumë shpejt e taposi gojën, ndërsa të qeshurat e interlokutores së saj shfaqeshin të shtrënguar në tentativën për të zbutur incidentin dhe rëndësinë e saj që ndodhi. Sinqerisht nuk e prisja këtë grindje dhe këto fyerje në shtëpi, e cila ka qënë bombarduar nga vulgariteti i banorëve të saj. Por erdhi në koronizimin e një prej edicioneve nga më të diskutueshmet të të gjithë historisë dhjetë vjeçare të Grande Fratello-s.
Populli i reality tashmë është ndarë në dysh: ka nga ata që janë në favor të daljes së menjëhershme nga shtëpia të Massimos, dhe atyre që mbështesin faktin se mund të mbyllet një sy, ndërkohë që ngjarja nuk është verifikuar gjatë një trasmetimi live javor. Por nuk mund të bëhet sikur nuk ka ndodhur gjë. Që tani e deri të hënën skuadra e autorëve do të ketë mundësi të reflektojë mbi çështjen për të vendosur mbi masat që do të adoptojë. Pastaj, në mënyrën e zakonshme spektakolare, nëpërmjet drejtueses Alessia Marcuzzi, do të anunçojë të reja të mëdha ndëshkuese. Duke siguruar kështu një segment “të nxehtë” të trasmisionit.
Marrë nga revista “Panorama”