ERE Tarifat e energjise per qytetaret ndryshojne ne qershor

ERE: Tarifat e energjise per qytetaret ndryshojne ne qershor

Tarifat e reja të energjisë me shumë gjasë do të rriten gjatë muajit qershor. Kryetari i Entit Rregullator, Petrit Ahmeti tha dje për mediat se të gjithë qytetarët shqiptarë do të paguajnë tarifa të reja për energjinë elektrike pas muajit qershor të këtij viti. Ahmeti u  shpreh se është ngritur një grup pune, i cili po bën analizën për tarifat e reja. Ajo që është e sigurt, sipas Petrit Ahmetit, është se energjia nuk do të paguhet më me fasha, por do të ketë një çmim unik.

 

Dy ditë më parë Fondi Monetar Ndërkombëtar publikoi marrëveshjen me Fondin Monetar Ndërkombëtar, ku qeveria shqiptare kishte pranuar rritjen e çmimit të energjisë në qershor. Por një ditë më parë ministri i Ekonomisë, Arben Ahmetaj, në emër të qeverisë tha se shtresat e varfra do të mbrohen: “FMN nuk na detyron të rrisim çmimet e energjisë dhe taksat nuk do të rriten më këtë vit” Ai theksoi se qeveria shqiptare nuk ka asnjë detyrim brenda marrëveshjes me FMN-në për rritjen e çmimit të energjisë elektrike, – duke shtuar se – “do të kujdesemi që xhepi i familjeve shqiptare të mos pësojë asnjë goditje”. Enti Rregullator i Energjisë thotë se akoma nuk është finalizuar vlera e re, le të nënkuptohet që tarifat e reja do të favorizojnë kompaninë CEZ. Çmimi i energjisë elektrike në Shqipëri paguhet me fasha, pra nën 300 kilovat/orë çmimi është 7.7 lekë, ndërsa mbi këtë fashë çdo kilovat orë më tepër paguhet me 13.5.

 

Çmimi i energjisë elektrike në Shqipëri paguhet me fasha, pra nën 300 kilovat/orë çmimi është 7.7 lekë, ndërsa mbi këtë fashë çdo kilovat/orë më tepër paguhet me 13.5. FMN thekson se qeveria shqiptare duhet të sjellë nivelin e çmimit afër tregut. Më parë ndërhyrjet në çmimin e energjisë i ka pohuar edhe ministri i Energjetikës, Damian Gjiknuri. “Ne jemi duke bërë një proces reformash të thella, ku do të shikojmë edhe mënyrën sesi është strukturuar çmimi i energjisë. Do të shikojmë të gjithë mekanizmat e nevojshëm se çfarë mundësie ka që shtresat e varfra të mos preken nga luhatjet e çmimit të energjisë, apo çdolloj reforme që lidhet me të”, – tha Gjiknuri.

 

Ndërkohë, Enti Rregullator përgjegjës për ndryshimin e çmimit të energjisë ka nisur punën për rishikimin e çmimeve. Janë disa alternativa në diskutim. Nga ana tjetër, ministri i Energjetikës ka lënë të kuptohet për rritjen e çmimit, duke thënë se “një gjë duhet ta kemi të qartë, që Shqipëria ka çmime më të ulëta energjie”, – ka pohuar ministri i Energjetikës. FMN ka kërkuar që paralelisht me rritjen e çmimit të ulen humbjet në rrjet dhe të rriten faturimet dhe arkëtimet e energjisë. 


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama