Eagle Mobile starton Tirane-Durres me 13 mars

Eagle Mobile starton Tirane-Durres,  me 13 mars

Ndersa gjate periudhes se veres te po ketij viti pritet qe sinjali te ofrohet ne te gjithe vendin. Me shume se sa tarifa me te lira se aktualet, “Eagle Mobile” do te joshe klientet e saj me variacione ne sherbime. “Teknologjia e larte qe do te perdorim per “Eagle Mobile”, nuk eshte perdorur ende ne shume vende te Evropes te cilesuara si te zhvilluara”, tha drejtori i kompanise, Ali Tashken. Telefonat e celulare te “Eagle Mobile” te lidhen me internetin e shpejtesise se larte, dhe do te gjejne aty video-klipet e preferuara, do te mund te zbresin filma, te bejne `chat` apo te mund te gjejne lehtesisht te dhenat qe ju nevojiten qe nga dite-nisja e aktivitetit, tha Tashken. “Eagle Mobile” po ben pergatitjet e fundit teknike per fillimin e sherbimeve celulare ne fillim te muajit mars.

Provat teknike do te zhvillohen gjate muajit shkurt. E gjithe infrastruktura teknike po ngrihet nga kompania “Huawei Technologies”. Infrastrukturen teknike e nevojshme per sistemin 3G pati nje vlere investimi prej 26 milione euro. Presidenti i kompanise “Huawei Technologies”, Tian Feng, eshte shprehur, se konsumatori shqiptar do te ngelet shume i kenaqur nga sherbimet dhe cilesia e larte, te cilat do te ofroje ‘Eagle Mobile”. Por, pavaresisht se kompania e trete celulare eshte tashme nje realitet ne treg, Enti Rregullator i Telekomunikacioneve, ne nje analize qe i ka bere tregut, e parashikon situaten pesimiste per sa i perket nivelit te cmimeve. Kushtet e tregut te telefonise celulare nuk kane ndryshuar dhe nuk pritet te ndryshojne te pakten ne nje periudhe afatmesme, te pakten per tarifat.

Ky eshte parashikimi qe ka dhene Enti Rregullator i Telekomunikacioneve pas nje analize per tregun e telefonise celulare. Po keshtu, sipas ERT-se, faktore te tjere si, kontrolli i secilit operator celular mbi karten SIM, mungesa e probabilitetit te numrave, mjetet e kufizuara te informacionit per perdoruesin nuk kane pesuar ndryshim. Keta faktore zvogelojne ndjeshmerine e tij ndaj tarifave te operatorit tjeter. Kompania e trete celulare ne vend, me privatizimin e Albtelekomit i kaloi shoqerise se telekomunikacionit CETEL, e cila eshte pjese e grupit Calik Holding. Tashme 76 per qind te aksioneve i zoteron konsorciumi i perbere nga Grupi CALIK dhe Turk Telekom. Ndersa 80 per qind te aksioneve brenda konsorciumit te quajtur me emrin e ri CT Telekom, zoterohen nga CETEL dhe 20 per qind nga Telekomi Turk.

ERT: “Eagle Mobile” me efekte te kufizuara ne treg

Enti Rregullator i Telekomunikacioneve vlereson se efekti qe mund te kete hyrja e operatorit te trete ne treg parashikohet te jete i kufizuar per nje periudhe afatmesme, per shkak te dizavantazhit qe do te kete ky operator ne mbulimin gjeografik dhe te popullsise ne raport me dy operatoret aktuale, si dhe madhesise se penetrimit te sherbimeve celulare. Sipas ERT-se, per hyrjen e operatoreve te rinj ne tregun e telefonise celulare ekzistojne pengesa te larta si: numri i kufizuar i lojtareve ne treg (qe percaktohet me vendim te qeverise, kufizimi i burimit te radio-frekuencave dhe kostot e larta, te pakthyeshme).

Leja e katert celulare, gati procedurat

Aktivizimi i lejes se katert celulare eshte lajmeruar pak kohe me pare nga ministri i Transportit dhe Telekomunikacionit, Sokol Olldashi. Ai eshte treguar i vendosur per te liberalizuar tregun e telefonise celulare, duke lajmeruar dhenien e nje leje te katert, menjehere ne aktivizimin e operatorit te trete celular, “Eagle Mobile”. Burimet nga Ministria e Transportit dhe Telekomunikacionit thane se ana teknike e licencimit te operatorit te trete eshte gati tashme. Per shkak se jane dy precedente, eshte dhene leja e dyte dhe leja e trete. Te njejtat burime njoftuan se leja mund te shitet kundrejt nje tenderi te hapur nderkombetar. Ofertuesi qe do te ofroje vleren me te larte monetare dhe qe do te kete eksperience ne telekomunikimin mobile do te kualifikohet. Keshtu eshte vepruar edhe me licencimin e operatorit te dyte ne vitin, Vodafone Albania, i cila filloi sherbimin e saj GSM ne Shqiperi me 3 gusht 2001.

Kompanite, 0,5 % te te ardhurave takse per mbikeqyrjen

Sipermarresit qe ofrojne rrjete dhe sherbime publike te komunikimit jane te detyruar te paguajne nje pagese vjetore per mbikeqyrjen e tregut te komunikimeve elektronike nga Autoriteti i Komunikimeve Elektronike (AKE), i cili eshte edhe organi rregullator.

Ne projektligjin e miratuar nje dite me pare nga qeveria shqiptare, parashikohet qe pagesa vjetore nuk duhet te jete me shume se 0,5% e te ardhures vjetore te vitit kalendarik te meparshem, ose te asaj pjese te vitit kalendarik te meparshem, ne rastet kur sipermarresi nuk e ka filluar aktivitetin e tij qe nga fillimi i vitit. Gjithashtu ligji i ri per telekomunikacionet parashikon qe fitimi i operatoreve te mos jete me shume se 13% mbi koston.


Blerina Hoxha : Koha jone


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama