Freddy Nock ka ecur në litarin 995 metra të gjatë në malin Zugspitze në Gjermani, duke përdorur vetëm shkopin për baraspeshë. Rreth 1.800 kureshtarë e kanë përcjellë shfaqjen e tij 50 minutëshe. Ka pasur momente kur zvicerani i krisur edhe ka filluar të vallëzojë, derisa ecjen e tij e ka përfunduar në lartësinë mbidetare prej 2.943 metrash. Nock e ka përdorë këtë akrobacion të tij për të mbledhur mbi 19.000 dollarë për qëllime bamirësie.