Edhe 4 police te liruar nga detyra futen ne greven e urise

Edhe 4 police te liruar nga detyra futen ne greven e urise

Grevës së urisë të të shkarkuarve nga puna në administratën publike, i janë shtuar edhe katër persona të tjerë, me numrin që në total shkon 17. Bëhet fjalë për katër ish-oficerë të policisë së shtetit dhe që i përkasin Shoqatës së oficerëve të liruar nga detyra në policinë e shtetit.

Ata janë: Qamil Shkaba, ish-komisar kufiri në Korçë. Shefki Lusha dhe Bledar Kruja, oficerë të rolit bazë si dhe Ismail Elezi, ish-drejtor i Krimit financiar në polici. Para se të hynin në çadra, 4 oficerët e liruar, të mbështetur edhe nga grevistët që kanë një javë që ndodhen para Piramidës, kanë lexuar një deklaratë për shtyp, ku akuzonin qeverinë “Rama” se janë hequr nga puna, që nga shtatori e deri në mars 650 oficerë policie. Sipas tyre, ata kërkojnë rikthimin në punë, pasi gjykata administrative u ka dhënë të drejtë.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama