Edhe Berisha del kunder armeve kimike

Edhe Berisha del kunder armeve kimike

Ish-kryeministri, Sali Berisha ka shprehur sot qëndrimin e tij lidhur me mundësinë e shkatërrimit të armëve kimike të Sirisë në Shqipëri. Berisha cilëson të papranueshme “heshtjen” e qeverisë për këtë çështje.

Ish-kryeministri thotë se kjo është një çështje e rëndësishme dhe qeveria e ka për detyrim të informojë qytetarët dhe opozitën.

Reagimi i Berishës:

“Prej mese tri javësh opinioni publik shqiptar ndjek thellësisht i tronditur nga lajmet e medieve botërore, sipas të cilave qeveria shqiptare ka pranuar sjelljen në Shqipëri të arsenalit sirian prej 1300 ton (njërit prej më të mëdhenjve në botë) të armëve kimike për tu shkatërruar në vendin tonë.

Ndërkohë qeveria Rama – Meta, në një akt të papërgjegjshëm por dhe poshtërues mbajnë me fanatizëm Kodin e Heshtjes ndaj qytetarëve dhe opozitës shqiptare sikur këta të mos ekzistonin, të mos jetonin në këtë vend apo sikur ata nuk duhet të kenë qëndrimin e tyre të bazuar në të dhëna të sakta për një çështje të rëndësisë të dorës së parë, jo vetëm për botën dhe qeverinë shqiptare por dhe për opozitën dhe qytetarët shqiptarë.

Ata flasin me shqiptarët dhe opozitën sikur flasin me armiqtë apo me palën e Asadit dhe ky është turp dhe vetëm turp. Informimi i qytetarëve dhe opozitës është detyrim ligjor dhe kushtetues. Por për qeverinë Rama - Meta ligji dhe Kushtetuta nuk ekzistojnë!


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama