Edhe Godelli pozitiv ne testin antidoping?

Edhe Godelli pozitiv ne testin antidoping?

Kampioni i botës në peshëngritje, Daniel Godelli, ka rezultuar pozitiv në testin antidoping të bërë pas Botërorit të Kazakistënit, ku ai siguroi dy medalje ari dhe një argjendi. Nëse gjithçka do të konfirmohet kjo do të ishte një goditje e rëndë për peshëngritjen shqiptare, pasi javën e shkuar kampionia e botës për femrat, Romela Begaj, rezultoi pozitive së bashku me peshëngritësin tjetër Hysen Pulaku.

Burime konfidenciale konfirmojnë për “Top Channel” se në adresë të Federatës Shqiptare të Peshëngritjes ka ardhur përgjigja e analizave për dy djemtë që përfaqësuan Shqipërinë në Kazakistan. Ende nuk dihet substanca e ndaluar që kanë përdorur këta dy peshëngritës, por mendohet se Godelli dhe Pulaku do të kërkojnë të bëjnë edhe testin B. Shtangisti nga Peqini u shpall kampion bote në peshën 77 kg, duke marrë 2 medalje ari dhe 1 argjendin. Ndërsa Pulaku mori pjesë në peshën 85 kg dhe zuri vendin e 10 në dygarësh. 22-vjeçari Pulaku rezultoi pozitiv edhe në Olimpiadën e Londrës në vitin 2012 dhe u pezullua për 2 vjet nga çdo garë.

Ende nuk asnjë konfirmim zyrtar nga Federata e Shqiptare. Të tre peshëngritësit së bashku me federatën rrezikojnë humbjen e medaljeve dhe përjashtimin nga çdo aktivitet ndërkombëtar peshëngritjeje.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama