Kreu i Agjencisë Indiane të Hapësirës, Madhavan Nair, e quajti këtë një moment historik.
"Ne kemi filluar rrugëtimin tonë në Hënë. Etapa e parë e udhëtimit tonë ka shkuar shkëlqyeshëm."
"Është një performancë e shënuar nga ana e pajisjeve të lëshimit të raketës. Çdo parametër shkoi sipas planeve."
"Anijes i është dhënë shpejtësia dhe lartësia e duhur dhe ajo është dërguar në drejtimin e duhur," tha zoti Nair.
Shkencëtarët në qendrën hapësinore, Sriharikota brohoritën dhe duarktrokitën spontanisht kur raketa Chandrayan u nis menjëherë pas agimit.
Kjo është aventura më ambicioze e vendit në hapësirë.
India e ka zhvilluar me sukses teknologjinë e saj satelitore dhe raketore, por asnjëherë nuk ka dërguar ndonjë mision përtej atmosferës së Tokës.
Anija kozmike pa astronaut në bord e quajtur, Chandrayan do të qëndrojë në orbitën e Tokës për dy vjet, kohë gjatë të cilës do të studiojë përbërjen e mineraleve.
Një prej qëllimeve të misionit është të krijojë një atlas tredimensional të Hënës.
Ajo do të kontrollojë edhe për prani të ujit.
Në bordin e kësaj rakete ka instrumenta nga India dhe jashtë, përfshirë edhe nga NASA, Britania dhe Gjermani.
I gjithë misioni shihet si një deklaratë e fuqishme e vendit që vlerësohet si fuqi bërthamore dhe një prej ekonomive të mëdha në zhvillim.
Gazeta: Shekulli