Mbrojtësi Shkodran Mustafi nuk e harron kurrë origjinën e tij dhe këtë e ka treguar edhe sonte gjatë ndeshjes Francë-Shqipëri. Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ai ka lënë të kuptohet se po ndjek me ankth këtë sfidë si një tifoz i vërtetë kuqezi.
"Ju uroj të gjithë shqiptarëve shumë fat në lojën kundër Francës. Veç përpara Shqipëri ?#?FRAALB ?#?Euro2016", ishte mesazhi i mbrojtësit të Gjermanisë, i cili gjithashtu kishte shkruar në anglisht se nuk mund ta humbiste kurrsesi këtë ndeshje.