Xhani De Biazi e ka kthyer në një zakon këndimin e Himnit të Flamurit bashkë me futbollistët kuqezinj.
Por ajo që ra në sy sonte është se edhe ndihmësi i tij, Paolo Tramezani, ndonëse nuk është "shqiptar me letra" si De Biazi, ka mësuar shumë mirë himnin, duke iu bashkuar të tjerëve.
Dje Tramezani ka refuzuar një ofertë nga Lugano për të marrë drejtimin e kësaj skuadre, duke preferuar të qëndronte te Shqipëria.