Edhe brazilianet i luten Mesit Kthehu ne kombetare!

Edhe brazilianët i luten Mesit: Kthehu në kombëtare!

Argjentina dhe Brazili kanë dy nga kombëtaret të cilat "urrehen" më shumë në aspektin sportiv të fjalës, pasi secila kërkon të dominojë në Amerikën e Jugut. Ndaj pritej që pas vendimit të Lionel Mesit për të braktisur kombëtaren argjentinase, në Brazil të niste festa.

35B55FFD00000578-3661620-image-a-46_1467004980445

Por në fakt ka ndodhur e kundërta, pasi figura shumë të njohura të futbollit brazilian i kanë kërkuar talentit argjentinas të ndryshojë vendim dhe të kthehet. Pas Pele, sot e kishte radhën edhe Tite, trajneri i sapoemëruar i kombëtares së Brazilit.

"Futbolli ka nevojë që Mesi të qëndrojë. Edhe unë, si trajner i kombëtares së Brazilit, them se futbolli ka endë nevojë për të", deklaroi Tite.

Duke parë gjithë këtë "dashuri" ndaj Mesit, lind natyrshëm pyetja: A është kjo dëshira e vërtetë e brazilianëve, apo ata thjesht shpresojnë që "Pleshti" të kthehet në kombëtare sepse me të në fushë Argjentina nuk ka fituar asnjëherë asgjë?



Artikujt e fundit


Reklama

Reklama