Edhe legjenda Munteanu u shtohet kritikeve te Jordaneskut

Edhe legjenda Munteanu u shtohet kritikëve të Jordaneskut

Pragndeshja me Shqipërinë nuk po përjetohet qetësisht në kampin rumun, ku nga dita në ditë shtohen kritikat për trajnerin Angel Jordanesku dhe mënyrën se si ka administruar futbollistë që ka në dispozicion.

d60df3d2-43f5-4cfd-9a53-9a211a8b4f77

Pas dy ish-futbollistëve Ilie Dumitresku dhe Ionel Ganea, sot e kishte radhën Dorinel Munteanu, një nga yjet e Rumanisë nga viti 1991, deri në vitin 2007, periudhë gjatë së cilës regjistroi 134 ndeshje me fanellën e saj.

"Shansi ynë i vetëm që kemi është fitorja. Edhe pse Shqipëria ka 0 pikë, ka treguar se ka një skuadër solide. Por ne kemi bërë tre ndeshje dhe ndryshojmë tre herë formacionin. Kjo nuk është aspak normale. Unë shpresoj që e gjithë skuadra të bëjë një ndeshje të mirë. Por duhet të jemi shumë të kujdesshëm, pasi shqiptarët janë shumë të rrezikshëm", tha ai.

738604-dsc-1783

"Unë nuk e kuptoj këtë mentalitet ku gjithmonë ndryshojmë 3-4 lojtarë në formacion, nuk është e mirë për ekipin. Ne duhet të kemi një formacion titullar bazë dhe pastaj mund të ndryshojmë një apo dy lojtarë vetëm nëse janë të dëmtuar. Lodhja nuk ekziston në futboll.

Një skuadër duhet të jetë e bashkuar, nëse ndërron gjithmonë 3-4 lojtarë, nuk mund të jetë e tillë. Nëse kërkon rezultat nga një skuadër, duhet të kesh bashkim dhe që lojtarët të kuptojnë njëri-tjetrin. Ne na mjaftonte të shihnim njëri-tjetrin në sy për t'u kuptuar", tha Munteanu për "Digisport", duke kujtuar ekipin që u kualifikua deri në çerekfinalet e Botërorit 1994.



Artikujt e fundit


Reklama

Reklama