Disa spitale në vendet perëndimore ka kohë që në korridore dëgjohet muzikë, në mënyrë që pacientëve t’u lehtësohen dhimbjet dhe depresioni.
Valët e trurit
Hulumtimet kanë treguar se muzika me ritëm të fortë mund t’i stimulojë valët e trurit për t’u sinkronizuar – ritmet sjellin përqendrim të fortë. Hulumtimi ka treguar se dobitë nga dëgjimi i muzikës zgjasin edhe pasi t’i keni larguar kufjet.
Frymëmarrja dhe shpejtësia e ritmit të zemrës
Me ndryshimin në valët e trurit, ndryshon edhe i gjithë trupi. Funksionet që janë nën kontrollin e sistemit nervor autonom si frymëmarrja dhe të rrahurat e zemrës ndryshojnë me muzikën. Kjo do të thotë se muzika e ngadalshme do ta ngadalësojë frymëmarrjen dhe të rrahurat e zemrës ju sjellin në gjendje relaksuese.
Dobitë tjera
Muzika e ul shtypjen e gjakut, e forcon imunitetin, e relakson edhe tensionin muskulor. Po ashtu, meloditë e lehta zbusin efektin e stresit kronik. Me gjithë këto efekte pozitive, si në trup, e edhe në shpirt, nuk është çudi që shumica muzikën e shohin si ilaç.