Edhe ne Harvard kopjohet

Edhe ne Harvard kopjohet
Universiteti i Harvardit në Shtetet e Bashkuara ka nisur hetimet kundrejt 127 studentëve të tij, që dyshohet se kanë kopjuar gjatë testeve që shkolla ua caktonte për t’i zgjidhur në shtëpi. Skandali në universitetin më të njohur amerikan po trondit publikun vendas. Bëhet fjalë për një test që studentët e marrin dhe e zgjidhin në ambientet ku banojnë, jo në sallat e universitetit. 127 prej këtyre testeve kanë marrë një zgjidhje thuajse identike.

Prej shekujsh në Harvard funksionon Kodi i Etikës dhe ai i mirëbesimit mes studentëve dhe pedagogëve, që nënkupton edhe pjesën e dhënies së provimeve në ambientet e banimit me mirëbesim të plotë. Brenda insitucionit kanë nisur hetimet për të gjetur nismëtarin e kopjimit në masë, ndërsa studentët kopjacë që ndodhen në të njëjtin kurs studimi, rrezikojnë të përjashtohen nga universiteti.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama