Edhe sa vite mund te jetojme ne Toke?

Edhe sa vite mund te jetojme ne Toke?

Kushtet e favorshme për jetë në Tokë do të qëndrojnë edhe për 1.75 miliardë vjet, por jo për njerëzit, pohojnë astrobiologë nga  University of East England.S sipas raportit  botuar në revistën “Astrobiology” llogaritë bazohet në largësinë e Tokës nga Dielli dhe temperaturat me të cilat Toka do ta ruajë ujin në gjendje të lëngët. Udhëheqësi i studimit Andrew Rushbi thotë se parashikimet janë bërë në bazë të themelit të koncepteve të zonave ku kushtet e planetëve janë të atilla që të mund të ruajnë ujin në gjendje të lëngët.

"Kemi përdorur modelet e evolucioneve të yjeve për të përcaktuar fundin e shekullit të banueshëm të Tokës. Vlerësojmë ky fund do të vijë ndërmjet 1.75 deri  3.25 miliardë vjet”, thotë eksperti britanik  Në këtë kohë, Toka do të hyjë në zonën e Diellit ku temperaturat do jenë aq të larta sa që Toka do të avullojë. Do të vijë katastrofa nga e cila do të zhduken të gjitha gjallesat. Natyrisht njerëzit dhe organizmat më të ndërlikuar do të zhduken shumë më herët.

"Kemi pasur insekte para 400 milionë vjetësh,  dinozaurë para 300 milionë vjetësh, bimë para 130 milionë vjetësh. Njerëzit bashkëkohorë erdhën në 200 mijë vjetët e fundit dhe është dashur një kohë shumë e gjatë që të zhvillohet jeta inteligjente”, tha shkencëtari.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama