Edhe sot vazhdojne te shtenat ne Kumanove

Edhe sot vazhdojne te shtenat ne Kumanove

Rreth orës 7 të mëngjesit të ditës së sotme janë regjistruar të shtëna dhe shpërthime të reja në Kumanovë, ku gjatë tërë ditës së djeshme janë zhvilluar luftime të ashpra ndërmjet forcave policore dhe një grupi të armatosur.

Nuk ka të dhëna për pasoja në njerëz nga të shtënat e sotme, por dëshmitarët thonë se kanë parë lëvizjen e automjeteve të ndihmës së shpejtë. Mbi këtë lagje edhe sot kanë fluturuar edhe helikopterët e policisë.

Lagja mbetet e rrethuar nga forcat dhe është e pamundur të depërtohet në vendin ku gjatë ditës së djeshme dhe sot ka pasur shkëmbim krismash mes palëve. Alsat M provoi të depërtoj edhe në afërsi të shtëpive të djegura, por pa sukses. Jo zyrtarisht mësohet se policia ka filluar edhe me bastisjen e disa shtëpive përreth.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama