Edhe te verbrit mund te shohin

Edhe të verbrit mund të shohin
Zbulimi është publikuar në revistën shkencore “Current Biology”, nga një grup shkencëtaresh nga SHBA-ja, Holanda, Zvicra, Italia dhe Britania. Aftësia e këtyre të verbërve është treguar përmes historisë së një personi që humbi shikimin, si pasojë e dy iktusëve në tru.

Madje, shkencëtarët shkojnë më tej, duke thënë se të verbrit mund të reagojnë edhe ndaj shprehjes së fytyrës së personave që ndodhen pranë tyre. Personi i verbuar me inicialet T.N ishte në gjendje t’u shmangej pengesave. Edhe pse nuk shihte burri kishte aftësinë e quajtur “Blindsight” (shikimi i të verbrit), që mund të ndjejë praninë e objekteve, pa i parë ato. Për të qenë sa më të besueshëm shkencëtarët e ‘Harvard Medical School’ në Kembrixh, kanë filmuar personin dhe kanë treguar reagimin e tij në një video. Kjo aftësi, që nuk njihej më parë, sjell një mesazh të rëndësishëm, sidomos për personat me dëmtime në tru. Edhe pse humbin shikimin, këta njerëz kanë një lloj aftësie misterioze, që të hyjnë e dalin nga një vend pa u dëmtuar.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama