Edi Rama nje jave prova vallezimi para protestes do kerceje me Alketa Vejsiun

Edi Rama një javë prova vallëzimi para protestës, do kërcejë me Alketa Vejsiun
Kreu socialist do te jete sonte ne spektaklin e njohur “Dancing with the stars”, qe transmetohet ne Vizion Plus. Edi Rama, sipas burime konfidenciale prane ketij programi, do te kete nje vallezim me prezantuesen e ketij spektakli, Alketa Vejsiu, por pritet te jete dhe pjese e jurise, qe perbehet nga gazetarja Iva Tiço, Arjan Çani dhe balerini Ilir Shaqiri. Pjesemarrja e Rames ne kete spektakel eshte mbajtur sekret dhe nuk ka asnje informacion per te. Askush nga pjesemarresit ne spektakel, por dhe stafi qe ndihmon ne realizimin e tij, nuk ka pasur dijeni per pranine e Rames gjate shfaqjes se sotme.

 Surpriza eshte mbajtur ne nje sekret hermetik, ku vetem pak njerez dinin se çfare po pergatitej nga organizatoret. Madje edhe dje, gjate provave gjenerale te puntates se sotme te spektaklit, Rama nuk eshte shfaqur per te ruajtur surprizen qe pritet te zbulohet vetem gjate shfaqjes. Ne provat e djeshme gjenerale, prezantuesja Alketa Vejsiu, ne proven e vallezimit qe do te kete me Ramen, ka pasur ne krah balerinin Gerti Vaso, ndersa ne prova eshte quajtur “Mister X”, duke shtuar edhe me shume misterin e te ftuarit special te ketij spektakli. Vejsiu ka shkelqyer dje ne provat gjenerale ne krah te Vasos, ne nje vallezim klasik, ndersa pritet performanca e saj sot, kur ne krah do te kete Edi Ramen. Dje gjate provave gjenerale eshte pare dhe nje karrige shtese ne tavolinen e jurise, ku pritet qe Rama te jete pjese e saj dhe te jape vleresime per konkurrentet e nates se sotme.

Mesohet se kryesocialisti dhe njekohesisht kreu i Bashkise se Tiranes, Edi Rama, ka nje jave qe pergatitet per kete sfide. Ai ka bere prova vallezimi me balerinin e njohur Gerti Vaso, i cili sapo eshte skualifikuar nga gara, ku kishte si partnere VIP kengetaren e njohur Eli Fara. Paparazi i “Panorama” ka pare kreun e Bashkise se Tiranes te hyje mbreme vone ne palestren qe ndodhet ne godinen e vjeter te Televizionit Klan, prane Stadiumit Kombetar “Qemal Stafa”, por nuk arriti ta fotografoje ate, per shkak te erresires. Vallezimin e sotem, Rama e ka marre shume seriozisht. Ne palestren ne godinen e vjeter te televizionit “Klan”, Rama ka shkuar çdo nate per te bere prova baleti me Vason dhe pse situata politike eshte mjaft e renduar me angazhime.

Ky model spektakli ne vende te ndryshme evropiane ku aplikohet, gjate puntatave te tij, ka pasur te ftuar te tille speciale si gazetare, aktore te njohur apo personalitete te politikes, si yjet e vetem nje mbremjeje jashte konkurrimit. Pjesemarrja e Rames ne kete spektakel vjen vetem nje jave para protestes se madhe qe opozita dhe socialistet kane paralajmeruar ne Tirane. Ne shume komuna dhe bashki te vendit, qytetaret nen drejtimin e deputeteve socialiste po protestojne per varferimin e tyre te metejshem, per shkak te rritjes se çmimeve te artikujve ushqimore, te energjise elektrike dhe ujit te pijshem, por dhe per shkak te rritjes se papunesise ne vend. Sikur te mos mjaftonte vetem kundershtimi i opozites per transparencen e zgjedhjeve, hapjen e kutive te votimit ne disa qarqe dhe kriza ekonomike, ne ndezjen e situates politike ne vend ka ndikuar dhe çeshtja e rikonstruksionit te sheshit “Skenderbej”, ku Qeveria dhe bashkia jane ne nje prove force per ligjshmerine dhe funksionalitetin e sheshit, per qytetaret dhe trafikun. Pjesemarrja e Rames ne spektaklin “Te vallezosh me yjet”, te cilin e kane cilesuar mbreme “Mister X”, vjen edhe si nje perpjekje per te rritur aksionet e tij politike, jo vetem perpara protestes se madhe, por dhe vazhdimit te bojkotit te Parlamentit nga deputetet socialiste.





Artikujt e fundit


Reklama

Reklama