Efektivin e RENEA-s nuk e vrane terroristet ne Afganistan por e vrau Lazarati

Efektivin e RENEA-s nuk e vrane terroristet ne Afganistan, por e vrau Lazarati

Efektivi i RENEA-s Ibrahim Basha gjeti sot vdekjen në Lazarat si rezultat i të shtënave me armë gjatë një aksioni policor. Ai është goditur me snajper nga një shtëpi e fshatit rebel, në një kohë kur ky ishte ende në makinë, dhe forcat e RENEA-s sapor kishin mbërritur në fshat.

Por kush është efektivi i RENEA-s që u vra në Lazarat?

Ibrahim Basha, 31 vjeç lindur dhe banues në Tiranë ka qenë pjesë e Batalionit Special të Ushtrisë. Ai numëron disa misione paqeruajtëse në Afganistan, ku ka performuar në mënyrë të suksesshme në misionet në të cilat është angazhuar Shqipëria përkrah aleatëve ndërkombëtarë.

31 vjeçari, mësohet se prej 6 muajsh ishte bër pjesë e Forcave Speciale RENEA.

Në fakt është ironike dhe për të ardhur keq, që një shtetas shqiptar i cili me misionet e tij ka bërë krenar Shqipërinë në vende nga më të rrezikshmet në botë, por që fatkeqësisht vdekjen e gjeti në një mision në atdheun e tij.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama