Sipas zbulimeve të fundit, paraardhësit e Egjiptit të njohur për qytetërimin dhe kulturën e përhapur në botë, e konsumonin vëren pasi në të hidhnin erëza si, mente, rozmarinë etj., ndoshta për qëllime shëndetësore. Këtë e bën të ditur një studim i Universitetit të Pensilvanise i publikuar në revistën “Proceedings of the National Academy of Sciences”. Studimi nisi pas zbulimit te varrit të perandorit Akrep I, i cili ka jetuar në shekujt VI-IV para lindjes së Krishtit, ku u gjetën edhe shumë objekte që kanë lidhje me konsumin e pijeve.