Kur kanë mbetur edhe pak javë nga përfundimi i kampionateve të futbollit në Evropë, situata duket më e nxehtë në Spanjë.
Në pesë kampionatet më të forta në Evropë si në: Angli, Itali, Gjermani dhe Francë, vetëm në Spanjë titulli diskutohet javën e fundit mes Barcelonës dhe Realit të Madridit.
Gazeta më e madhe sportive në Itali "La Gazzetta dello Sport", ka bërë një pasqyrë të situatës së kampionateve që janë pjesë e UEFA-s, mes të cilave edhe Kategoria Superiore në Shqipëri.
Për kampionatin shqiptar përmendet vetëm rënia në Kategorinë e Parë e Tërbunit, ndërsa titulli diskutohet ende në javët dy javët në vijim mes Skënderbeut dhe Partizanit.
Situata në 10 kampionate të UEFA-s:
Angli: Leiçester Siti kampion, Aston Vila ka rënë nga kategoria.
Austri: Red Bull Salsburg kampione.
Belgjikë: Luven ka rënë nga kategoria.
Francë: PSG kampione, Troyes ka rënë nga kategoria.
Greqi: Olimpiakos kampion.
Gjermani: Bajerni i Mynihut kampion, Hanover ka rënë nga kategoria.
Holandë: PSV Eindhoven kampine, Kambur ka rënë nga kategoria.
Itali: Juventus kampione, Verona e Frozinone në Serinë B.
Shqipëri: Tërbuni ka rënë në Kategorinë e Parë.
Zvicër: Bazeli kampion.