Duke dashur të bashkëpunojë me mandatet e qeverisë, mbi mbledhjen e të dhënave të përdoruesve të tij, Google kishte krijuar një backdoor (derë të pasme) tek llogaritë e Gmail. Kjo mundësi ishte ajo që u shfrytezua dhe nga hackerët Kinezë për të patur akses.
Sistemi i Google (apo propozimi i AKEP) nuk është i vetëm. Qeveri të ndryshme perëndimore, Suedia, Kanadaja, UK, po tentojnë të aprovojnë ligje të cilat ju japin fuqi të plota mbi survejimin e Internetit, në raste të ndryshme duke ju kërkuar kompanive të ridizanjojnë edhe produktet apo shërbimet që shesin.
Shumë të tjerë po kalojnë dhe ligje mbi “ruajtjen e të dhënave” të klientëve të tyre. Në Amerikë ligji i 1994 (Presidenca Klinton) Communications Assistance for Law Enforcement Act ju kërkonte kompanive telefonike të lehtësonin përgjimin nga ana e FBI, që nga 2001, NSA ka ndërtuar sisteme të ndryshme survejimi me ndihmën e po këtyre kompanive.
Problemi është se sisteme të tilla ftojnë në keqpërdorim, kriminelë që bëjnë për vete këtë sasi të dhënash, abuzim qeveritar apo aplikim i tyre sipas dëshirës së autoritetit. Siç dihet FBI shumë herë ka përgjuar telefonat e Amerikanëve në mënyrë të jashtëligjshme, nën pretekstin e luftës ndaj terrorizmit, 3500 herë nga 2002 deri me 2006 pa një mandat. Survejimi dhe kontrolli i të dhënave në Internet nuk do jetë aspak ndryshe.
Abuzimi zyrtar është shumë i keq, por ajo që duhet të na shqetësojë nuk është vetëm ai zyrtari po edhe ai jo-zyrtar. Çdo sistem survejimi apo kontrolli duhet të sigurohet gjithashtu. Një infrastrukturë survejimi dhe kontrolli domosdo kërkon që edhe për vete të ketë survejim dhe kontroll, të dyja, nga njerëz që dihen dhe nga ata që nuk dihen (hackerët kinezë?).
Hackerët Kinezë shfrytëzuan sistemin që Google kishte ndërtuar për të ju bindur urdhërave të përgjimit nga qeveria Amerikane. Rasti i fundit i Sony me humbjen e informacionit të perdoruesve të tij na tregon shumë qartë që nuk janë vetëm “zyrtarët” të aftë për të mbledhur të dhëna nga Interneti apo për të përgjuar bisedat private të përdoruesve të Internetit, madje duhet preçizuar që ata “jo zyrtarët” shpeshherë për të mos thënë gjithmonë, janë më efikasë se “zyrtarët”.
AKEP kërkon të aprovojë një rregullore e cila kërkon që të ngrejë një infrastrukturë që lejon survejimin e telefonatave të ndryshme dhe e-maileve të shkëmbyera nga shtetasit Shqiptarë. Rasti i NSA, të cilët kanë kohë që e kanë aprovuar këtë metodë pas 11 shtatorit, na kujton metodën e tyre, duke mbledhur më shumë të dhëna se sa ju lejohej dhe duke përdorur sistemin për të përgjuar gratë, të dashurat apo zyrtarët si presidentin Klinton.
Por ai i mësipermi nuk është keqperdorimi më serioz i infrastruktuarve të survejimit të telekomunikacionit. Në Greqi, midis Qershorit të 2004 dhe Marsit të 2005, dikush përgjoi dhe regjistroi më shumë se 100 telefonë celularë të cilët ju përkisnin anëtarëve të qeverisë Greke: Kryeministrit, Ministrit të mbrojtjes, punëve të jashtme dhe drejtësisë.
Ericsson ndërtoi këtë kapacitet regjistrimi në produktet e Vodafone, kapacitet i cili aktivizohej vetëm nga qeveritë që bënin kërkesën. Greqia nuk ishte një nga këto qeveri, por dikush që akoma nuk dihet — Ndoshta rival politik? Krimi i organizuar? Shërbimet e spiunazhit të huaj? — gjeti mënyrën si ta aktivizonte këtë opsion!
Infrastrukturat e survejimit mund të eksportohen, të cilat shtojnë më shume atë mendimin e totalitarizmit rreth e përçark globit. Kompani të ndryshme perëndimore si Siemens dhe Nokia kanë ndërtuar sistemin e survejimit të Iranit. Kompani të ndryshme Amerikane kanë ndihmuar në ndërtimin e shtetit policor elektronik Kinez. Vetëm vitin e kaluar anonimiteti i Twitterit shpëtoi jetët e disidentëve Iranianë, ai anonimitet që qeveritë po tentojnë të eliminojnë.
Pas deklaratës së Google, disa anëtarë të Kongresit Amerikan po tentojnë të risjellin në jetë një ligj i cili eliminon mundësinë e bashkëpunimit të kompanive teknologjike me qeveritë të cilat spiunojnë në mënyrë digjitale qytetarët e tyre. Me sa duket këta legjislatorë nuk kanë kuptar që qeveria e tyre është vetë në atë listë.
Duhet të mësohemi, adaptohemi, me këto ndryshime. Çdo vit po sjell më shumë kontroll dhe censurë të Internetit, jo vetëm në shtete si Kina apo Irani por dhe në ato perëndimore si Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Mbretëria e Bashkuar, Kanadaja dhe shtete të tjera të lira, duke u shtyrë çdo ditë e më shumë nën pretekstin e luftës ndaj terrorizmit, ndaj pornografisë minorene, ndaj kriminelëve të tjerë apo nga kompanitë e ndryshme të mediave në tentativën për të ndaluar ndarjen e file-ve (filmave, muzikës…)
Problemi është se një kontroll i tillë nuk na siguron, përkundrazi. Duke anashkaluar arsyetimin nëse përgjuesit janë të mirët apo të këqinjtë, sisteme të tilla thjesht na vendosin të gjithëve në rrezik. Sistemet e komunikimit të cilat nuk kanë kapacitet survejimi janë më të sigurta se sistemet me ato kapacitete të ndërtuara në to. Gjithashtu është një higjienë civile e pisët të ndërtosh teknologji të cilat lehtësisht mund të ndihmojnë një të nesërme një shtet policor.