Shqipëria mund të fitojë një tjetër betejë me Greqinë, dhe këtë radhë bëhet fjalë në Këshillin e Përgjithshëm të Fondit Monetar Ndërkombëtar. Kjo pasi përfaqësuesja greke e FMN-së Elena Panariti ka dhënë dorëheqjen nga ky post pas preisoneve të vazhdueshme nga kryeministri Aleksis Tsipras, Ministri i Financave dhe deputetë të tjerë të SYRIZA-s.
Lajmi është bërë i ditur nga mediat greke sipas të cilave, që pas zgjedhjes së saj në 31 Maj, ka marrë kritika të shumta duke e cilësuar si të padenjë.
Jo vetëm kaq, por mediat greke theksojnë se në vend të saj, në Këshillin e Përgjithshëm të Fondit Monetar Ndërkombëtar mund të vendoset një shqiptar.