E prezanton vetë drejtori i fotografisë së "Eksperimenti i Gëbelsit", artisti gjerman Hajo Schomerus i cili do ta ketë këtë diskutimin e fundit për kinemanë pas një javë leksione që ka mbajtur në shkollën "Marubi". Pra shfaqja e filmit 108 minutësh, bashkëprodhim gjermano-britanik, ka për të pasur një diskutim më pas që në fokus sa konceptet estetike, aq edhe ato dokumentare, historike dhe politike. Sepse siç kuptohet dhe nga titulli bëhet fjalë për një film për shefin e propagandës së Adol Hitlerit dhe të nazizmit në tërësi, Joxef Gëbels. Ditaret e tij rrëfehen nga zëri i aktorit Kenneth Branagh. Ndërsa regjisori Hachmeister i ka mëshuar me ironi përshkrimit të Gëbelsit duke lexuar Dostojevskin, duke pirë birrë në Mynih, duke mësuar nga filmat e Sergej Ejzenshtejnit artin e propagandës. Pra është një portret më vete dhe një peizazh i tërë që nga fillimet, që kur fjala "nazist" nuk kishte atë kuptim të fortë dhe të rëndë sa më vonë.
"Eksperimenti i Gëbelsit" është nga ata filma që na shtyn të mendojmë se pse dhe si një njeri (dhe shumë të tjerë) mund të shkaktojë dhe të bëhet pjesë e barbarisë, se si një qenie njerëzore mund të kthehet në njëmonstër. Filmi nuk na thotë shumë për natyrën e fenomenit të propagandës në vetvete. Madje jehona e propagandës vjen veç përmes zërit të gjallë të Gëbelsit.
Kritika e ka vlerësuar si një nga filmat më të mirë që janë realizuar deri më sot për Rajhun e Tretë.
Re. Ku. : Gazeta shekulli