TIRANE, 24 Tetor/ATSH/- Raporterë të Komisonit të Venecias pritet të mbërrijnë në Tiranë, në muajin nëntor, për të diskutuar mbi reformën në drejtësi.
Përmes një letër përgjigje dërguar Eduard Halimit, nënkryetarit të Komisionit për reformën në drejtësi, thuhet se raporterët e Komisionit të Venecias do të mbërrijnë në Tiranë në datat 2 dhe 3 nëntor për tu takuar me ekspertët e Partisë Demokratike dhe për të zhvilluar me ta diskutime në lidhje me reformën në gjyqësor . Në këtë letër nënvizohet nevoja për dialog mes përfaqësuesve të Komisionit të Venecias dhe ekspertëve të Partisë Demokratike.
"Është e rëndësishme për në të kemi një dialog të drejtpërdrejtë me ekspertë nga PD. Më datën 2 dhe 3 nëntor raporterë të Komisionin të Venecias do të vijnë në tiranë dhe presim me padurim të takojmë kolegët me këtë rast", thuhet në letrën e Komisionit të Venecias drejtuar Halimit.
Në fund të kësaj letre thuhet se Komisioni i Venecias do ta ketë sesionin më të rëndësishëm në dhjetor, kur do të dalë dhe një dosje me opinionet mbi atë çfarë do të diskutohet.
Kjo letër i është dorëzuar Partisë Demokratike në datën 19 tetor nga sekretari i komisionit të Venecias, Tomas Merket ./a.g/