Ekspertet e ekonomise Zgjedhjet e 8 Majit dhe kriza ne eurozone ndikim ne ekonomine shqiptare

Ekspertet e ekonomise: Zgjedhjet e 8 Majit dhe kriza ne eurozone ndikim ne ekonomine shqiptare
Ekspertët në skanerin e ekonomisë për 2011-ën e kanë  konsideruar atë një vit të vështirë. Zgjedhjet vendore të 8 Majit dhe kriza në eurozonë kanë qenë dy faktorët me ndikimin më të madh në ekonominë shqiptare gjatë këtij viti. “Ekonomia jonë gjatë vitit që po lëmë pas ka manifestuar një rritje ekonomike jo aq sa pritej”, tha Sherif Bundo. Ndërsa Anastas Angjeli ka theksuar se ekonomia shqiptare nuk mund të rritet këtë vit më shumë se 1,5-2%.“

Ky frenim i rritjes ekonomike patjetër që ka cuar në një ngurtësim të zhvillimit ekonomik, ka cuar në uljen e kërkesës konsumatore në treg, ka thelluar tronditjen e financave publike”,  Anastas Angjeli.Më tej Angjeli ka theksuar se sektori i ndërtimit ka vuajtur më shumë pasojat e ngadalësimit të ekonomisë, sipas ekspertëve.“Vetëm në aksin Tiranë-Durrës janë gati 7-8 mijë apartamente të pashitura dhe në gjithë Shqipërinë llogariten 28 mijë apartamente që nuk gjejnë dot tregun e shitjes. Po të mendosh që me këtë industri lidhen rreth 160 lloje biznesesh, profesione dhe po të mendojmë që funksionimi i tij është i bazuar në klering, atëherë mund të kuptosh që zinxhiri i borxhit midis këtyre kompanive dhe risku që ato kanë që ky zinxhir të këputet dhe të falimentojnë, rritet vazhdimisht”, u shpreh Angjeli. Ekspertët rekomandojnë kujdes për kreditë me probleme.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama