Ekspertet e shendetit japin keshilla se si te shmangim problemet shendetesore

Ekspertet e shendetit japin keshilla se si te shmangim problemet shendetesore
Vitaminat dhe kripërat minerale e ndihmojnë trupin që të ruajë një formë sa më të mirë. Një dietë e mirë duhet të sigurojë të gjitha vitaminat dhe kripërat minerale që janë shumë të nevojshme për organizmin. Edhe pse duhen në sasi të vogla ato janë të pazëvendësueshme. Ato veprojnë së bashku. Kripërat minerale ndihmojnë në strukturat kockore, krijimin e një  ekuilibri të sistemit ujor të organizmit, nervat dhe reagimet muskulore. Materiale të rëndësishme janë: kalciumi, fosfori, magnezi, hekuri, sulfuri, sodiumi, potasi dhe zinku. Disa vitamina si A,E, D, K mund të magazinohen, ndërsa vitaminat C dhe B kompleks duhen marrë rregullisht. Nëse frutat dhe perimet gatuhen, vitaminat dhe kripërat minerale humbasin shumë nga cilësitë e tyre. Mjaft vitamina përmbajnë dhe lëkurat e frutave.

1- Luleshtrydhet janë një ushqim i pasur me vitaminë K, e cila i bën kockat të jenë të forta.
2- Shumëkush nga ne, merr sasinë e dyfishtë të kripës që na nevojitet. Në qoftë se ndjeheni të lodhur nga dietat për të rënë nga pesha dhe për të mbajtur trupin në formë duhet të ndaloni duhanin dhe t’i përkushtoheni gjimnastikës.

Natriumi rrit presionin e gjakut

Ekziston një lidhje e fortë ndërmjet konsumit të natriumit dhe presionit të gjakut. Vlerat e mëdha të natriumit në organizëm bëjnë që trupi të mbajë sasi të tepërta të lëngjeve, të cilat vështirësojnë punën e zemrës dhe  ngushtojnë enët e gjakut, duke çuar në rritjen e presionit të gjakut. Natriumi ul efektivitetin e ilaçeve që përdoren për trajtimin e presionit të lartë të gjakut. Ai gjendet kryesisht në kripën e tavolinës në formën e klorurit të natriumit. Shkencëtarët kanë gjetur se kaliumi dhe kalciumi kanw efekte pozitive në presionin e lartë të gjakut. Ato ofrojnw një mbrojtje kundër presionit të lartë të gjakut dhe kundërshton efektet e natriumit. Kaliumi gjendet në sasi të mjaftueshme te frutat dhe perimet e freskëta. Sasi të vogla kalciumi gjenden në perimet me gjethe jeshile dhe në disa lloje peshqish.

1- Karrota

Në trupin tonë Beta Karoteni, proteinë e cila gjendet tek karrotat  është I shndërruar në Vitaminën A, e cila është një nga lëndët ushqyese kryesore të organizmit dhe ndihmon për një shëndet sa më të mirë, e cila kryen funksione të ndryshme që lidhen me imunitetin dhe shtimin e qelizave të trupit. Beta karoteni vepron zakonisht si një antioksidant që neutralizon radikalet e lira. Ajo gjendet tek frutat, perimet dhe sallatë jeshile.
2- Vitamina B12

Vitamina B12 luan rolin kryesor në prodhimin e AND-së, pjesës ndërtuese të gjeneve në trupin tonë dhe në vazhdimësinë e shëndetshme të nervave dhe rruazave të kuqe të gjakut.

Vitamina B12 është e lidhur me proteinat  dhe është e domosdoshme për ecurinë normale të organizmit tonë. Ajo gjendet në disa ushqime të konsumit të përditshëm si: mishi, peshku, veza, kosi, qumështi janë të pasura me B12.

3- Kromi

Kromi është i nevojshëm për organizmin për të kryer procesin e shndërimit të ushqimeve në energji të përdorshme, duke ndihmuar insulinën për prodhimin e glukozës. Pavarësisht nga problemet që sjell tepria e kromit dhe rënia në peshë që shkaktohet prej tij, përsëri trupi ka nevojë për të. Rekomandimi ditor për të rriturit është 50 deri 200 mcg. Burimet më të mira të kromit janë gjithë produktet e drithërave , buka dhe cerealet, mishi, arrat, kumbullat e thata, birra dhe vera.

4- Vitamina K

Vitamina K është e përdorur nga trupi për të prodhuar veshjen e proteinave. Disa prej tyre përdoren për të krijuar faktorët të cilët ndikojnë në mpiksjen e gjakut në raste kritike plagosjesh duke mos lejuar rrjedhjen e gjakut. Sasia e rekomanduar ditore e Vitaminës K është 90 mikrogram për femrat dhe 120 mikrogram për meshkujt. Fatmirësisht mungesa e Vitaminës K është shumë e rrallë. Vitamina K gjendet te lakra jeshile, spinaqi, brokoli, sallatat jeshile, vaji i sojës, vaji i ullirit dhe domatja.

5- Potasiumi

Potasiumi është i përfshirë në shumë procese jetësore të trupit, duke mbajtur nën kontroll presionin e gjakut, funksionin e zemrës dhe veshkave, kontraktimin e muskujve, si dhe në procesin e tretjes. Ushqimet të cilat përdoren në gjendjen e tyre origjinale  janë më të shëndetshme kështu duhet të përzgjidhen ato më të mirat dhe që mund të përdoren me shpesh, veçanërisht frutat dhe perimet, produktet e qumështit, drithërat, peshku dhe mishi.

6- Magnezi

Për disa nga proceset bazë të organizmit është I nevojshëm magnezi, I cili vepron në më tepër se 300 reaksione biokimike shumë të rëndësishme për prodhimin e energjisë nga ushqimet që konsumojmë. Gjatë një ditë-nate është I nevojshëm rreth 300 mg/ditë për femrat dhe 350 mg/ditë për meshkujt. Minerali I magnezit është I gjendur tek avogadot, arrat, lajthitë, bajamet, kungulli, kivi dhe sallatat jeshile.

7- Vitamina C

Kërkimet e vazhdueshme kanë treguar se Vitamina C është e përbërësi kryesor i kolagjenit, përbën materialin strukturor te kockave të trupit, të lëkurës, enëve të gjakut dhe inde të tjera të trupit. Sasia ditore e rekomanduar është 90 mg për meshkujt dhe 75 mg për femrat. Por trupi mund të përthithë maksimalisht rreth 400 mg në ditë. Vitamina C gjendet tek portokallet, qershitë, brokoli, domatet, rrepat jeshile, pjepri, patatet etj.

8- Vitamina D

Vitamina D luan një rol të rëndësishëm në ndërtimin e kockave. Kjo vitaminë vepron e lidhur me kalciumin dhe nevojiten për ndërtimin dhe ruajtjen e qëndrueshmërisë së tyre. Nevojat ditore llogariten rreth 600 IU për të rriturit mbi 17 vjeç dhe 200 Iu për fëmijët. Për të përvetësuar nevojat ditore me Vitaminë D ne drejtohemi tek qumështi dhe cerealet. Por ajo gjendet edhe te disa lloje peshku, përfshirë edhe harengat e sardelet.

9- Zinku

Zinku është i pranishëm pothuajse në çdo qelizë të trupit. Ai ndihmon në rritjen e shëndetshme të trupit, në mbrojtjen e sistemit imunitar dhe ruajtjen e nivelit të testosteronit. Niveli ditor i rekomanduar për zinkun është 11 mg për meshkujt dhe 8 mg në ditë për femrat. Ky mineral gjendet tek frutat e detit, mishi i vicit, gjel deti, mishi i pulës, mishi i derrit, farat e kungullit, kosi, djathi etj.

11- Vitamina E

Shkencëtarët nuk kanë paraqitur akoma një pasqyrë të plotë mbi rolin dhe funksionin e Vitaminës E në organizmin e njeriut, por hipotezat e tyre tregojnë se ajo luan rol në funksionimin e imunitetit, riparimin ADN-së, formimin e rruazave të kuqe të gjakut dhe në përthithjen e Vitaminës K. Kjo vitaminë gjendet në vajin e kokrrave të grurit, farat e lulediellit, në spinaqin e gatuar, bajamet dhe te kokrrat e lajthive.

Frutat dhe perimet

Është e shëndetshme që të konsumohen çdo ditë sa më shumë fruta dhe perime, veçanërisht portokallet. Shpesh herë konsumimi i drithërave, brumërave dhe sheqerit sjell një mbingopje të organizmit me karbohidrate. Pjepri, pjeshka, karota dhe kungulli janë të pasur më betakarroten, ndërsa portokalli, kivi  janë të pasura me vitaminë K. Po ashtu edhe minerali i selenit është një ndihmës i mirë në luftën kundër kancerit, obezitetit dhe mbipeshës. Personat të cilët kanë të ulëtnivelin e selenit në gjak apo antioksidantëve të tjerë, kanë një bel më të trashë se ata persona që kanë një nivel më të lartë seleniumi. Seleniumi gjendet te shumë ushqime por është e vështirë të dihet nëse konsumohen 55mcg e rekomanduara në ditë. Kështu seleni gjendet të drithërat, djathi dhe arrat.

Dieta vegjetariane ndihmon për një trup të shëndetshëm

Sot shkenca dhe mjekësia ka bërë të mundur që të evitohen ose të shërohen shumë sëmundje të përhapura, të trupit dhe të mendjes, duke bërë një jetë të shëndetshme. Një rol të rëndësishëm luan ndjekja e disa rregullave të thjeshta të dietës dhe shëndetit. Një dietë vegjetariane ndihmon shumë jo vetëm për të pasur një trup të shëndetshëm, por edhe për të pasur një mendje të qetë dhe të kthjellët. Ndërsa ushqimi i mire është vital për shëndetin edhe agjërimi, dieta është po aq i rëndësishme. Trupi ynë ka nevojë për pushime periodike dhe kjo përfshin edhe organet tonë të tretjes. Agjërimi është mënyra e vetme për t’i lënë të pushojnë këto organe jetësore. Është e nevojshme të mësohet një teknikë  sa më e përshtatshme për një dietë efikase dhe pa rreziqe, si edhe 'sekrete' të tjera për një shëndet të mirë.

Vitaminat C dhe E parandalojnë plakjen

Deri 5 vite më parë dermatologët nuk besonin se lëkura mund t’i përthithte vitaminat nëse ato aplikoheshin në sipërfaqe. Por sot shume prej kompanive kozmetike po eksperimentojnë për të bërë të mundur që vitaminat te japin efekt në zonat në të cilat aplikohen. Shkencëtarët thonë se konsumimi i vitaminave C dhe E në sasitë e duhura ndihmon shumë në parandalimin e plakjes së qelizave të lëkurës. Për t’u kujdesur për lëkurën e fytyrës duhet të konsumoni vitaminë C dhe E çdo ditë, ose fruta që i kanë këto vitamina; si dhe të keni kujdes kur të zgjidhni kremrat që reklamohen nëpër dyqane. Shihni për kremra që bllokojnë rrezet e dëmshme të diellit, dhe që përmbajnë vitaminat C dhe E, si dhe acidet Alfa-Hidroksike. Këto produkte e mbrojnë lëkurën tuaj nga shkatërrimi dhe plakja.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama