Eksploroni stilet e kopshteve

Eksploroni stilet e kopshteve
Kopshtet tradicional.

Siperfaqet e gjera, simetrike dhe te kufizuara i kemi pare shpesh, ky eshte stili i kopshteve tradicional. Ky lloj kopshti shfaq  fuqi dhe kontroll mbi ambjentin ashtu si dhe njerezit qe jetojne ne te. Kopshtet franceze jane ndertuar mbi bazen e imagjinates.
Disa kopshte  ishin shume te gjere dhe kishin nje nderthurje gjeometrike shume te madhe. Natyra u vendos ne pah dhe uji ka zhvilluar nje rrol te rendesishem ne shprehjen e lirise ne kopsht dhe ne natyre.
Me pas sheshet dhe shetitoret u rrethuan nga kopshte natyrale te cilat perdoreshin nga njerezit per te shetitur dhe per tu shplodhur.
Deri para shekullit te 19-te nuk ishte menduar perdorimi i pemeve dhe i shkurreve, kjo risi hyri per here te pare ne dizenjimin francez te kopshteve.
Ne kete lloj kopshti u respektua natyra dhe u lane rrugica dhe vend kalime per te shetitur njerezit.


Kopshtet pyjore.

Zakonisht keto lloj kopshtesh  perbehen nga nje mbulese bimesh te brishta dhe drite dashese te cilat jane te shperndara ne koloni dhe krijojne dyshemene e pyllit. Materialet tipike te perdorura ne kete  kopsht jane po aq natyrale sa druret dhe guret. Dizenjimi i kopshtit pyjor duhet te jete si i nje kopshti natyror duhet te kete te njejtat elemente si ai natyror dhe te perdoren ura te vogla kalimi.
Perdorimi i ujit si nje element karakteristik dhe i gureve mund te japin ndjesine e natyres ne kete lloj kopshti.
Arkitektura e peizashit anglez ishte praktike dhe fuksionale. Parqet e medha jane te mbushur me stola kurse kopshtet e vegjel te mbushur me zambake dhe tulipane jane ngritur afer shtepive.
Stili anglez ka pasur ndikim nga stili arkitekturor Palladian, perdorimi italian i skulpturave ne rregullimin e kopshtit.


Kopshtet orientale.

Keto kopshte karakterizohen nga hapesira te medha te mbushura me peme, gure dhe elemente qetesuese per nje kopsht relaksues. Kopshtet orienale jane te mbushura me simbole. Ka tipe te ndryshme kopshtesh japoneze ose orientale, por pjesa me e madhe e tyre perdorin elemente te ngjashme. Ndryshe nga kopshtet perendimore qe perdorin lule shumengjyrshe shumica e kopshteve Aziatike fokusohen ne perdorimin e gureve, shkembinjve,pemeve, bimeve, urave, ujit dhe ujvarave. Ne kopshtet e Japonise ne disa rezervuare rritet nje llojpeshku i quajtur koi. Qellimi i kopshteve eshte transformimi ne nje vend te qete per reflektim dhe meditim.


Kopshtet e vegjel.    

Ky lloj kopshti eshte nje nder me magjepsesit  nga te gjithe stilet e kopshteve.
Ai eshte i vogel me mure te uleta. Per shkak te hapesires se tij, kopshtaret zbaviten me vendosjen e bimeve.
Keto kopshte shumengjyrshe rrethohen nga mure me tulla ose rrugica prej guri.


Kopshtet Romantike

Cili prej nesh nuk do te deshironte lule te fresketa? Eshte nje nga perfitimet e ketij kophti kur e mbjell me lulet qe deshiron. Trendafilat jane nder me te preferuarit, por mund te shikoni mundesine per te mbjelle edhe lloje te tjera lulesh, ne menyre qe te keni gjithmone nje kopsht te lulezuar. Trendafilat kane nevoje per nje kujdesje speciale dhe hapesire. Rezultatet do te jene mjaft te mira kur te keni lule te bukura dhe ti ndani me miqte tuaj.
Krijoni nje parajse romantike me to per ju dhe per dashurine tuaj.

Perktheu: Suela Rrumbullaku             marre nga gardendesigner.com

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama