Eksploziv baneses se kryekomunarit te Farkes

Eksploziv baneses se kryekomunarit te Farkes

Një sasi eksplozivi ka shpërthyer në banesën e kryetarit të komunës së Farkës, Fatbardh Plaku. Policia bën të ditur se shpërthimi ka ndodhur rreth orës 03:00 të mëngjesit, ndërsa lënda eksplozive mësohet se ishte vendosur në murin rrethues të banesës në Farkë të Vogël, ku edhe banon kryekomunari.

Burime nga policia kanë bërë të ditur se, nga shpërthimi i një sasie eksplozivi nuk ka dëme në njerëz, por disa dëme materiale. Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forca të shumta policie që kanë nisur hetimet në lidhje me personat që mund të kenë hedhur lëndën plasëse në banesën e Plakut.

 Nuk dihen ende shkaqet në lidhje me këtë ngjarje, ndërsa është marrë në pyetje kreu i komunës së Farkës, për shkaqet që mund të kenë çuar në këtë shpërthim. Plaku prej dy mandatesh vazhdon të jetë kryetar i Komunës së Farkës, nën siglën e Partisë Demokratike.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama