Dielli
Si duhet ta kuptojmë rënien e diellit në kokë? Do të thotë që rrezet e diellit janë shumë të forta dhe na japin dhimbje koke. Por duhet të kemi parasysh se në rast të tillë është një patologji e rëndë dhe në jo pak raste bëhet edhe shtrimi në spital për një mjekim sa më të mirë.
Si duhet ta kuptoni se vuani nga një gjë e tillë?
Si fillim nuk ndiheni në formë të mirë: dhimbje koke, të vjella, mungesë gjumi, duket sikur nuk je rehat, keni probleme me frymëmarrjen, ndiheni të lodhur ... dhe keni shumë vapë. Dhe temperatura juaj mund të shkojë dhe deri në 40 gradë ndoshta dhe më shumë. Nga rënia e diellit në kokë vuajnë më shumë fëmijët e vegjël dhe të moshuarit. Prandaj duhet të bëni shumë kujdes, pasi një gjë e tillë mund të çojë në koma. Duhet të kini parasysh se edhe nëse jeni duke bërë ndonjë punë të vogël në kopsht, por që jeni të ekspozuar në diell mund, kjo t’ju sjellë pasoja të rënda.
Për të mënjanuar një gjë të tillë, duhet që të mbani në kokë një kapele të bardhë edhe pse mund të ketë erë. Mos qëndroni për shumë kohë të ekspozuar në diell, ndoshta ju duket se nuk keni shumë vapë kur jeni nën diell apo lëvizni me makinë të hapur, por dielli ju vret gjithsesi, mbi të gjitha gjatë korrikut dhe gushtit. Prandaj është mirë që të dilni në diell në orët e mëngjesit dhe pas orës 16.
Si të përkujdesemi në rast të goditjes nga dielli?
Dy gjërat e para që duhet bërë është që të mbani trupin gjithnjë të hidratuar. Qëndroni në pjesë të freskëta, por është mirë që të mos qëndroni në vende shumë të ftohta. Hiqni rrobat dhe kërkoni që t’ju njomin trupin e me ujë të vakët dhe përpiquni që të pini sa më shumë ujë. Dikush duhet të qëndrojë pranë jush, pasi jo në pak raste goditja nga dielli mund të çojë edhe në koma.