“Lidhja e dyfishtë personifikon kulturën shqiptare të ndërthurur me atë perëndimore. Nga njëra anë artistët janë distancuar nga bota e vjetër komuniste, por janë edhe jashtëzakonisht kritikë për vendosjen e dhunshme të kapitalizmit në kulturën e tyre”, eshte shprehur Andi Tepelena, kurator i ekspozitës së bashku me Valerio Deho.
Ai ka shtuar se në veprat e tyre del në pah kritika ndaj pushtetit, si dhe evidentimi i marrëdhënieve me shoqërinë dhe pushtetin, të cilat denoncohen me inteligjencë në veprat e tyre. Punimet janë kryesisht instalacione video dhe piktura. Ekspozita “Lidhje e dyfishte” do të qendroje e hapur deri më 9 janar të 2011-ës.