Ekspozita gjurme te antikitetit

Ekspozita gjurme te antikitetit
Universiteti “Pavarësia” ,Biblioteka e tij ne kuadër të festave të nëntorit  ka hapur ekspozitën me teme: ”Gjurme te antikitetit ne qarkun e Vlorës”. Synimi është, që të njihen studentet e degëve arkitekturë ,drejtësi dhe degët e tjerë me historinë e periudhave mbi të cilën u ngrit shteti shqiptar. Ekspozita do te shtrihet ne kohe dhe ne hapësire duke u pasuruar nder vite me fot të reja edhe ne ambiente te tjera të universitetit.

Synimi : Lënda e historisë se arkitekturës është shume dimensionale, e pare si studim i zhvillimit te arkitekturës ne shekuj dhe ecurisë se zhvillimit te artit dhe kulturës nder popuj. Lënda zbardh background-in e fushës qe studenti ka zgjedhur duke i dhënë mundësi te shfrytëzoje te kaluarën për te zhvilluar te ardhmen. Historia arkitekturës thellon studentin ne analizën e arkitekteve, veprave te tyre, mënyrën sesi i shtrojnë dhe i zgjidhin problemet.

Objekti eshte studimi i te gjithe vendeve e popujve qe ne origjinën e shoqërisë njerëzore deri ne ditët e sotme. Te grupuar ne module:Moduli 1 - Arkitektura e komunitetit primitiv .Moduli 2 - Arkitektura e vendeve te vjetra skllavopronare .Moduli 3 - Arkitektura e sistemit feudal. Moduli 4 - Arkitektura Shqiptare. Moduli 5 - Arkitektura moderne.

Te trajtuara ne rang qyteti, objekte konkrete, stil, rryme, kulture. Pra historia e arkitekturës nuk është histori vetëm e monumenteve arkitektonike, por historia e njerëzimit e mëshiruar ne objekt. Në këtë ekspozitë janë paraqitur fotografi të cilat shprehin  qartësisht gjurmë të antikitetit në qarkun e Vlorës.

Fotografi. me atraktive janë nga pamje nga tempulli i Afërditës, teatri Orik, shpella e Lepenices, gjurme te qytetit ne lagunës, bazilika paleokristiane Stera  e pusi uji nga Oriku  si  dhe objekte monumentale të flasin për një zhvillim në këtë trevë nga periudhat më të hershme të tij. Monumentet janë dëshmi e gjallë e një kulture dhe një qytetërimi që ka ekzistuar në këtë trevë.



Qendra e rëndësishme si Oriku ,Amantia, Olympia, Cerja, Hadëraj, Triporti etj na shfaqen me gjurmët e tyre duke datuar nëpër periudha të ndryshme Qyteti antikë kësaj periudhe , me vlera të rëndësishme historike dhe arkeologjike kanë pasur urbanistikën e tyre. Kjo histori u shërben studentëve të degëve arkitekturë ,drejtësi apo shkenca politike për tu njohur më shumë me lëndën e tyre histori e antikitetit,restaurim,historia e shtetit etj Kjo histori fillon me shqyrtimin ekrijimit te qyteteve liman si Oriku .Qyteti port Orik Bazuar tek Pseudo-Skymni, qyteti i Orikumit u ngrit nga Eubeas, të cilët gjatë rrugës së kthimit nga Troja, u shtynë nga një stuhi të madhe. Foundations _houses_  orikum Orikumi është përdorur nga Romakët në kohët antike si një bazë mbrojtëse në luftrat kundër Ilirëve si dhe në shekullin III para Kr., kundër Maqedonasve, të cilët në fakt e pushtuan në 214 para Kr. Jul Cezari vendosi trupat e tij në Orik për disa muaj, për sa kohë ato u morën nga Pompeu.



Ne kapërcyellin e erës sonë, krahas Apolonisë, Oriku dëshmonte si baza kryesore detare e Çezarit ne Shqipërinë e Jugut. Përmendja e tij si qytet me mure mbrojtes, i pajisur me garnizon, tregon vazhdimësinë e jetës, si qendër e fortifikuar edhe nga fundi i periudhës republikane. Nga ana tjeter ndërtimi i teatrit ne shek. I-re të eres sone, deshmon se Oriku dhe gjate kohes perandorake jeton një periudhe lulezimi. Forcen e tij jetesore e deshmon dhe veprimtaria ndertuese e Herod Atikut pas termetit të shek. II-të. Porti i qytetit siç e përmend Çezari, ka qenë nga ana e lagunës, ku dallohen dhe muret nën nivelin e detit. Kjo dëshmon se gjatë shekujve ka ndodhur ulja e ngadalshme e bregut nën ujë, si edhe mbushja me aluvione e portit.Oriku dhe në kohën romake luajti rolin e një stacioni në rrugën antike të Akrokerauneve. Në periudhën bizantine, siç tregojnë rindërtimet në muret rrethuese, ai u rifortifikua, përmend profesor Neritan Ceka, në librin e tij “Kështjellat ilire”.



Te paret qe kane shkruar mbi mbeturinat antike te qytetit te Orikut jane dy shtegtaret e huaj Leake dhe Pouqueville. Disa vjet me vone, aty nga fillimi i gjysmes se dyte te shek. XIX Orikun e vizitoi francezi Heuzey. Ne fillim te shek. XX Oriku u vizitua nga Patch.Disa lajme te shkurtra te marra nga Heuzey dhe Patch mbi monumentet e Orikut na jep austriaku Veith. Ne vitin 1926 Oriku u vizitua nga arkeologu italian Luigi M.Ugolini, i cili me vone do te filloje te germoje ne Foinike e Butrint. Ne veren e vitit 1958 ne Orik, ne anen lindore te kodres, pikerisht ne sheshin e tarraces se saj te dyte, dolën ne drite gjurmët e nje ndërtese monumentale, teatrit. K.Pachi ka dhënë këtë informacion .”Shumë gjetje të tija janë përdoruru prej popullit për ndërtim kishash e kuvendesh në Myzeqe e qenë shpërngulur për në Fier, Berta, Vlorë e shumë të tjera janë marrë prej të huajve. Në këto monumente si statutja, relieve, copa arkitekture, nën shkrime, gjinden sende të cmueshme, hart e historik të cilat jo vetëm na japin njoftime të përgjithshme mbi krejt kohën kohën e motcme.

Kishte qenë me shkruem libra më pas për monumnetet të gjitha vendet e Shqipërisë, ku gjenden vjet si. Po përmendim vetëm qytetin e emotshëm Oricum. Në jug të Grykës së Vlorës në katundin Plocë në rrëzë të malit Kud (Kudhës) ku kje qyteti i mocëm Amantia, ku u gjetë një kokë mermeri të Lekës së Madhe. Në pllocë u gjetën rrënimet e një kishe monumentale shumë të bukur e të cmueshme për hart e stoli prej kohës së Perandorit Juastinian, e cila më pas me rrëmue kishin dalë monumente me një rëndësi të madhe historike.

Monumentet kryesore të këtij qyteti antik janë teatri. Teatri i Orikut duhet ti perkase tipit kalimtar, nga ai i teatrit grek ne ate romak, dhe ka me teper ngjashmeri me ate te Aspendit (Azi), qe eshte nje shembull tipik i tipeve kalimtare.Teatri i Orikut, duke pasur shume karakteristika te perbashketa me teatrot e tipit kalimtar, duket te jete ndertuar ne shek. I e.s. Ai ishte i destinuar per shfaqje te perziera theatrale dhe per ndeshje gladiatoresh. Ekzistenca e kanalit te ujit perreth sheshit te orkestres se teatrit te Orikut deshmon se ky ka qene i hapur. Kapaciteti i tij ka qene rreth 400 vete. Në vitin 1958, aty ka gërmuar me sukses Dhimosten Budina. U zbulua teatri i qytetit me shkallaren e gdhendur në shkëmb. Skena e thellë dëshmonte që teatri kishte qenë rindërtuar në periudhën romake dhe ishte përshtatur dhe për gladiatorë. Një mbishkrim greqisht i shekullit të I dëshmonte se punimet ishin paguar nga një romak i pasur nga familja e Atikëve, që njihej si përkrahëse arti. E Veçanti paraqet dhe teatri, numri mjaft i kufizuar i vendeve (rreth 400 vete), si dhe ndertimi i tij brenda mureve rrethuese tregon se ai i perkiste vetem qytetit dhe jo krahines. Altari,komplkesi I godinave,sterrat e ujit,murri rrethues që shtrihet në lagunë.Agorja e qytetit.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama