Në motivimet e Lloyd's lexohet më tej: "Ndërsa jetët e humbura tragjikisht do të jenë edhe për ca kohë objekt hetimesh nga ana e autoriteteve gjykuese, nuk duhet harruar që, pa veprimin e pjesës më të madhe të ekuipazhit, humbja e jetëve njerëzore mund të ishte shumë më e madhe".
Ekuipazhin e Concordia-s e ka kandiduar shoqëria Magsaysay, e cila merret me përzgjedhjen e formacioneve të personelit detar filipinas. "Kemi dashur që t’u jepet çmimi edhe të anëtarëve të tjerë të ekuipazhit, të pranishëm në anije, për atë që bënë atë natë detarët, aq profesionalë, të guximshëm dhe besnikë, gjë e njohur kjo publikisht", thuhet në komunikatën e Magsaysay.